GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhet axhenda e Kuvendit të Berishës, surprizat që rezervohen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet axhenda e Kuvendit të Berishës, surprizat që rezervohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë në stadiumin “Air Albania” Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur sipas tij për rithemelimin e partisë dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Mbështetës të ish-kryeministrit kanë deklaruar më herët se janë mbledhur 4200 firma të mjaftueshme për ngritjen e Kuvendit dhe për të përcaktuar ndryshimet e reja statutore që pritet të votohen ditën e sotme.

Përtej përgatitjeve të para teknike që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi të plotësohet numri mbi 1800 delegatë, mbledhja e Kuvendit do të konsiderohet e hapur dhe vetëm pasi të plotësohet numri mbi 4 mijë delegatë do të nisë diskutimi për ndryshimet statutore. Në momentin që delegatët futen në një nga portat hyrëse të stadiumit do të pajisen me një draft të ndryshimeve në Statut. Ata fillimisht do të kenë mundësi të njihen me ndryshimet që do të propozohen.

Pasi të plotësohet edhe kuorumi me delegatët, në podium do të ngjitet i pari për të mbajtur fjalën e tij kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Ndërkohë, më pas do të lexohen me radhë ndryshimet që propozohen në Statut. Pjesë e ndryshimeve pritet që të jetë edhe ajo që është pagëzuar nga Sali Berisha gjatë takimeve në foltore si neni “Basha”. Në të do të sanksionohet që kryetari i partisë, nëse humb zgjedhjet e përgjithshme, atëherë është automatikisht i shkarkuar. Ndërsa rezervohen edhe ndryshime të tjera.

Sipas asaj që raporton panorama.al, pas kësaj faze, në podium do të ngjitet lideri historik i PD-së, Sali Berisha, për të mbajtur fjalimin e tij, ku pritet që t’u drejtohet delegatëve edhe me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, deri më tani në planin e organizatorëve nuk parashikohet që pas mbledhjes së Kuvendit të shkohet në selinë blu.

Ndonëse mbetet ende për t’u diskutuar nga organizatorët, në planet e “Foltores” pas Kuvendit parashikohet që të zhvillohet edhe një protestë dhe ndërkohë gradualisht do të zhvillohen edhe takime për hapjen e partisë.

Etiketa: Kuvendirezervime

Lajme të lidhura

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar
Breaking Views

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar

15:27 - 13/09/26
106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen
Breaking Views

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno
Breaking Views

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
Para
Pak para nisjes së Kuvendit, Berisha bën thirrjen e fundit

Pak para nisjes së Kuvendit, Berisha bën thirrjen e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

Një shqiptar është dënuar me 10 vjet e 15 ditë burg në Itali, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën...

Lexo më shumë
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:06 - 13/09/26
Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

15:59 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com