GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shembja e pallateve në Kombinat, Meta: Qeveria dhe bashkia të tërhiqen menjëherë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e pallateve në Kombinat, Meta: Qeveria dhe bashkia të tërhiqen menjëherë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar antiKushtetuese ndërhyrjen e qeverisë dhe Bashkisë në shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit, pas vendimit të Gjykatës, e cila nuk e konsideronte të arsyeshme këtë gjë.

Në një status në Facebook, Meta u bën thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe të mos largojnë qytetarët e banorët e zonës nga shtëpitë e tyre me dhunë. Meta shton se Bashkia as nuk i ka lajmëruar qytetarët për këtë gjë.

“I keqardhur nga çfarë po ndodh në Zall Herr dhe në zonën e “Kombinatit” në Tiranë, ku sipas të dhënave të bëra publike, Qeveria dhe Bashkia Tiranë, dhunshëm, në mënyrë jo transparente dhe përmes një procesi, që duket i parregullt, kanë nisur të ndërhyjnë me shembje dhe shkatërrim mbi pronat e qytetarëve me pretendimin e ndërtimit të zonave të reja zhvillimi. Pronarët dhe mbajtësit e të drejtave reale pronësore kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti.

Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se ka shkelje të ligjit për konsultimin publik, ndërkohë që ndërhyrja me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e shumë familjeve ka krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe një tension social të panevojshëm. U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Çdo qytetar, mbajtës i një të drejte pronësie apo i cili ka krijuar një pritshmëri legjitime meriton të trajtohet me dinjitet dhe shteti ka për detyrë t’i mbrojë dhe të respektojë të drejtat e tij. Të gjitha veprimet dhe aktet e administratës qendrore apo vendore duhet të udhëhiqen vetëm nga ligjshmëria dhe transparenca. Ligji është i barabartë për të gjithë,”- shkruan Meta.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaKombinat

Lajme të lidhura

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Para
OBSH jep raportin 4.1 milion raste në botë me koronavirus gjatë 7 ditëve të fundit

OBSH jep raportin 4.1 milion raste në botë me koronavirus gjatë 7 ditëve të fundit

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobet