GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Konviktet pa kaldaja, Veliaj blen 138 MIL lekë dru tek miku i tij

12:04 - 16/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Konviktet pa kaldaja, Veliaj blen 138 MIL lekë dru tek miku i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj vazhdon të bëjë propagandë dhe përvetësojë paratë e rezidencave studentore në varësinë e Bashkisë Tiranë. Kryebashkiaku shpesh del edhe bën reklamë për dy godina në Rezidencën Studentore 1 ku janë bërë rikonstruksione. Për hir të së vërtetës, aty janë vënë pllaka të reja, mobilie dhe janë lyer, por ngrohja vazhdon të jetë një kusht që mungon, pavarësisht ankesave të studentëve.

Ndërkohë Veliaj “kujtohet” në mes të dimrit se duhen ndezur kaldajat. Kështu, Lali Eri ka shpallur një tender për të ndezur kaldajat e konvikteve. Shohim qartë që se procesi i tenderit është tym për të mbuluar blerjen e druve tek miku i tij i vjetër.

Më datë 15 janar 2024, Bashkia Tiranë ka mbyllur tenderin me objekt “Blerje lëndë djegëse Pellet dhe Dru zjarri” me fond limit 138 milionë lekë. Marrëveshjen e ka firmosur drejtoresha e rezidencës Anila Shehu, një nga vartëset më të shquara të kryetarit Veliaj.

Dokumentet janë përgatitur sipas udhëzimeve të Veliajt, në mënyrë që “dhurata” t’i shkojë mikut të tij.

Deri në afatin e fundit për këtë tender janë paraqitur 5 oferta, ku vërejmë se IGLI PELLET” sh.p.k, “Alba Pellets & Pellets” sh.p.k dhe “Fatjon Alcani” P.F kishin ofertat më të lira. Por, këtë stafi i Veliajt nuk e ka marrë fare në konsideratë. Komisioni ka përjashtuar këto 3 firma menjëherë nga gara, pas tyre edhe një firmë të katërt, duke lënë kështu për në finale vetëm zarfin e firmës “ALCANI” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të njohur Shaqir Alcani.

Ky njihet për marrjen pa garë të tenderëve për dru zjarri dhe njësoj ka fituar deri tani, në shkelje të ligjit ‘Për Prokurimet Publike”. Oferta e tij ishte në vlerën 100 milionë lekëve dhe iu dha pa konkurrencë, duke firmosur kontratën me afat 6 muaj.

Për këto shkelje flagrante tenderi ka marrë ‘Flamur të kuq’, nga Open Data, si vlerësim për riskun e korrupsionit, ndërsa studentët vazhdojnë pa ngrohje në këto ditë të ftohta.

Konviktet nuk kanë sistem ngrohje

Kujtojmë se 3 muaj më parë studentët u ankuan për kushtet në konvikte, mungesën e mensës dhe të ngrohjes, të cilat edhe pse janë detyrime ligjore, nuk po u garantohen. Kjo situatë ua bën të papërballueshme studentëve koston e shkollimit. Në një deklaratë për mediat, aktivistë e studentë ngritën shqetësimin mbi mungesën e kushteve në konvikte, teksa hodhën akuza edhe për abuzime me fondet publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtoresha e konvikteve, Anila Shehu.

Foto, 16 Janar 2023: Rezidenca Studentor Nr 1.

Krahas strehimit, rezidencat studentore kanë për detyrë të ofrojnë shërbimin e ngrohjes dhe mensave, detyrim që nuk është përmbushur, duke ua bërë kështu të papërballueshme shpenzimet studentëve.

Përmes një deklarate për mediat, aktivistët kanë treguar se në konvikte nuk ofrohen as kushtet minimale, duke bërë krahasimin me Kosovën, ku tarifa është më e ulët dhe studentët i marrin të gjitha shërbimet.

Studentët kanë nxjerrë në pah shumat marramendëse që janë shpenzuar me tenderat për rikonstruksion të godinave, ndërsa evidentuan abuzimet me fondet dhe shkeljet nga bashkia Tiranë dhe drejtoria e konvikteve, të cilat janë listuar edhe në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Material i nxjerr në media nga aktivistë

Mungesa e kushteve në konvikte është ngritur si shqetësim prej kohësh nga studentë dhe aktivistë, të cilët krahas peticioneve që kanë hartuar, po ndjekin edhe rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi.  Ndërsa shohim që në një pjesë të mirë të godinave mungojnë kushtet bazike, për ngrohje as nuk flitet fare. Ndërsa Veliaj mburret vetëm me 2 a 3 godina që u rikonstruktuan me donacionet e mbledhura pas tërmetit në nëntor të vitit 2019.

Bëmat e Alcanit

Por, sikur e cekëm pak më lartë, synim kryesor i Veliaj ishte që mikut të tij t’i xhiroheshin këto para, si çdo vit. Madje, vlen të përmendim, që njëherë të vetme që rrezikoi të mos fitonte tenderin nga Veliaj, biznesmeni kërcënoi me jetë kundërshtarin.

Bëhet fjalë për ngjarjen që ndodhi në  prill të vitit 2023 kur Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani (62 & 37 vjeç) u arrestuan në Elbasan, së bashku me 37-vjeçarin Edmir Boçi, pasi kërcënuan me jetë biznesmenin nga Cërriku, Eral Myftaraj dhe familjen e tij.

E gjithë historia lidhej me një tender të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, me vlerë mbi 830 mijë euro, të cilin e kishte fituar kompania “AL-MEXWOOD SH.P.K”, e Myftarajt.

Ai ka qenë në garë me kompaninë ‘Alcani sh.p.k.’, që zotërohet prej 62-vjeçari Shaqir Alcani, i biri i të cilit është i punësuar si jurist në Bashkinë e Tiranës. Presioni që babë e bir kanë bërë mbi Myftarajn, që ai të tërhiqej nga tenderi i majmë i bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj nuk kishte ecur dhe së bashku Shaqir e Algert Alcani, në bashkëpunim me eksponentë të krimit, e kanë kërcënuar të heqë dorë ose përndryshe do t’i vrisnin djalin, Mateo Myftarajn.

Kjo është bota e krimit që e rrethon Lali Erin në punët e tij të pista, duke përvetësuar paratë e bashkisë Tiranë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: endererion veliaj dru zjarrikonviktet pa ngrohjeShaqir Alcani

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë

Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com