Vrasja e Vangelis Zambounis, mafiozit grek që u ekzekutua pranë një karburanti, vijon të mbetet mister, ndërsa autoritetet greke vijojnë të analizojnë pamjet filmike, por edhe të mbledhin informacione, përfshi edhe atë nga burgjet.
Kush e donte të vdekur 44-vjeçarin që dukej se kishte vendosur nën kontroll botën e krimit në Athinë?
Mediat greke shkruajnë se janë të shumtë ata që e kanë dashur Zambounis të vdekur, nga dyshimet për hakmarrjen e vrasësve të disa mafiozëve grekë, te lufta me mafien ruse dhe atë ukrainase deri te lidhjet me shqiptarët.
Për një prej mediave greke ka folur një shqiptar që identifikohet me emrin “Agim” që vepron në fushën e narkotikëve.
“Një njeri shumë i rrezikshëm”, e cilëson “Agimi” mafiozin tashmë të ekzekutuar Zambounis, duke shtuar “nëse donit të punoni në Athinë, shefi juaj do të paguaante Zambounis, sepse ai ka vrarë bosët e tjerë”.
Reputacioni i Zambounis për përfshirjen në grindjet mafioze shtrihet nga dyshimi se ishte i përfshirë në vrasjen e qershorit të kaluar të një rivali të madh mafioz, Vassilis Roubetis dhe kunatit të tij, të cilët u ekzekutuan në një automjet nga dy persona që qëlluan me automatik AK-47.
Policia beson se vrasja e Roubetis ishte në përgjigje të vrasjes së prillit 2022 të një bosi tjetër të shquar mafioz grek, Yiannis Skaftouros, i vrarë jashtë shtëpisë së tij të pushimit në Skourta, nga dy atentatorë që qëlluan me automatik AK-47.
Vetë Zambounis i kishte mbijetuar më parë një atentati të vitit 2018, automatiku AK-47 i autorit u bllokua.
Mediat greke raportojnë se një “kontratë” për jetën e Zambounis qarkullonte prej disa kohësh në qarqet kriminale.
Por në botën e krimit të organizuar grek, ekziston një teori e dytë që po shqyrtohet nga policia dhe kolegët e Zambounis.
“Ukrainasit dhe grupet ruse të krimit të organizuar të zhvendosur nga pushtimi i Ukrainës kanë bërë një shtytje të fortë në tregun e zi grek për kontrabandën e duhanit dhe benzinës, të cilat janë zonat kryesore mafioze të Ballkanit”, tha një analist kriminal.
“Greqia ka një habitat të rrënjosur thellë të krimit të organizuar që merr më pak vëmendje se grupet shqiptare, serbe dhe malazeze, të cilët fokusohen shumë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Por kontrabanda e duhanit dhe karburantit mbetet një burim i qëndrueshëm i të ardhurave për grupet me më pak profil dhe dhunë. Disa beteja të brendshme janë të pashmangshme, por duket sikur ardhja e konkurrentëve të rinj nga Ukraina dhe Rusia e kanë destabilizuar situatën”, tha ai nën anonimitet.
Një zyrtar i policisë greke, nga agjencia kombëtare e zbatimit të ligjit në Greqi, nuk pranoi të komentojë mbi të dhënat, por konfirmoi se hakmarrja ose mosmarrëveshjet territoriale me grupe të tjera kriminale dyshohen si motive dhe se një lidhje shqiptare me atentatorët po hetohej.
Mediat greke ngrenë dyshime se Zambounis u vra nga vrasës me pagesë shqiptarë.
Grupet shqiptare të krimit të organizuar veprojnë ndërkombëtarisht, por konsiderohen se kanë një prani të fortë në Itali, ku u vodh makina e arratisjes, dhe në Greqinë fqinje, shtëpia e një komuniteti të madh shqiptar. “Agimi” nuk e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së bashkëpatriotëve të tij.
“Shqiptarët janë më të ashpër se grekët, kështu që nëse doni të vrisni apo rrahni dikë, merrni një shqiptar”, tha ai për Vice News.
Discussion about this post