GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekreti që mori Liridona në varr, eksperti hedh dyshime mbi…

22:41 - 17/01/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Liridonës, eksperti i sigurisë hedh dyshime mbi shkakun e vrasjes nga Naimi Murseli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 2 muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt, krim që tronditi opinionin mbarëshqiptar, mbetet ende mister shkaku i ekzekutimit të 30-vjeçares në sy të dy fëmijëve të mitur.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në “Breaking” në Top News, e etiketoi vrasjen e Liridona Ademaj si një rast shumë specifik dhe kompleks, ndërsa foli për lidhjen e kësaj ngjarjeje me zhdukjen e një gruaje në Suedi.

“Rasti i vrasjes së të ndjerës ishte një rast specifik dhe kompleks, referuar faktit se kemi një porositës, i cili është bashkëshorti i saj, i cili duhet të jetë dëshmitar i vrasësit dhe kemi një vrasës që është dëshmitar i porositësit”, tha Elezi.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke “i mbajtur shpresat” tek celulari i bashkëshortit të saj, njëkohësisht i dyshuari si vrasësi i Liridonës, Naim Murseli. Elezi tha se telefoni i tij i është dorëzuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Policia e Kosovës të gjithë fuqinë e tyre e kanë në gjetjen e pajisjes celular. Ka dërguar celularin e Naimit në SHBA, për të hapur iCloud dhe për të hapur të gjithë ato që ka brenda”, tha eksperti, ndërsa shtoi se nëse zbardhen të dhënat, do të dalin në pah edhe persona të tjerë të përfshirë, ku sipas tij, kjo ngjarje lidhet edhe me zhdukjen e një shtetaseje suedeze me origjinë shqiptare.

“Ka mundësi të hapet telefoni i tij dhe të gjenden prova nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Personalisht dyshoj se ka persona të përfshirë. Ka pasur denoncime që një grua shqiptare në Suedi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me të ndjerën Liridona, është zhdukur. Grupet të cilët mund të jenë përfshirë në rastin konkret mund të kenë marrë veprime që ajo mos ketë mundësi për të zbërthyer rastin konkret. Gruaja në fjalë që dyshohet se është nga Ferizaj është zhdukur dhe trajtohet si e tillë”, sipas ekspertit.

“Autoritet e Suedisë po bashkëpunojnë ngushtë me ato të Kosovës, mund të themi qasja se autoritet e zbatimit të ligjit janë sekrete për median dhe publikun, që tregon se rasti është kompleks”, shtoi Elezi.

Etiketa: ekspertiliridonasekreti

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
PD e Bashës kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve

Zgjedhorja, Këlliçi: Do ketë zhvillime, nuk do lejojmë që Alibeaj- Gjiknuri të vendosin…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com