GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq, Qeveria raporton mbi situatën: Akset problematike, ja ku mungon energjia

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Moti i keq, Qeveria raporton mbi situatën: Akset problematike, ja ku mungon energjia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë buletinin e përditësuar të orëve të fundit lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura shiu, bore dhe erë të fortë.

Autoritetet raportojnë për akset problematike, si dhe situatën në porte dhe aeroporte apo furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Ministria e Infrastrukturës mes të tjerash informon se të gjitha ekipet ndodhen në terren për të shmangur çdo situatë të krijuar.

Situata në akset rrugore

Intensiteti i lartë i reshjeve të dëborës ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore. Në Rrugën e Arbrit po punojnë 5 borëpastruese. Në pjesën e by pass-it të Murrizit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të vështirësive në qarkullim. Edhe në rrugën e Kombit, pavarësisht reshjeve të dëborës, vijon qarkullimi i automjeteve. Në segmentin Peshkopi-Maqellarë dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës.

Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje dhe segmentet janë të hapura. Në akset Vau Dejës-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore. Po punohet me 4 borëpastruese. Qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, veçanërisht në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi era e fortë përhap dëborën nga bankina në rrugë. Edhe në akset Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet, po punohet me borëpastruese për pastrimin e tyre. Qarkullimi vijon normalisht. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë në të gjitha zonat ku janë regjistruar reshje dëbore.

Furnizimi me energji elektrike

Mbi 1500 punonjës janë angazhuar në terren në të gjithë vendin nga ana e OSSH për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen në një kohë sa më të shpejtë për çdo problematikë.

Prioritet mbetet furnizimi me energji elektrike i objekteve të rëndësisë së veçantë. Si pasojë e motit janë 37 fidera jashtë pune. Situata më e rënduar me defekte konstatohet në rajonin e Burrelit, Shkodrës dhe Kukësit, ku stakimi i energjisë ka ardhur si pasojë e këputjes së përcjellësve, thyerjes së izolatorëve apo dëmtimi i kabllove.

Defektet më së shumti janë evidentuar në zonat e thella rurale ku linjat janë ajrore. Me gjithë vështirësitë e motit po vijon puna për riparimin e tyre. Gjithashtu, ka pësuar defekt edhe një prej fiderave të nënstacionit Lezhë, i cili furnizon me energji elektrike Hidrovorin Gocaj dhe Fideri 7 N/St Lezhë që furnizon me energji elektrike hidrovorin Grykëzezë.

Të gjitha linjat 35Kv, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 KV që furnizojnë hidrovorët janë në skemë normale të furnizimit me energji elektrike. Prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e erës së fortë, janë stakuar linja 400 kV Tirana 2 – Podgoricë dhe Tirana 2-Koman, pa ndikim tek konsumatorët. Situata në kaskadën e Drinit paraqitet normale.

Furnizimi me ujë të pijshëm

Situata e furnizimit me ujë paraqitet normale dhe pa problematika. Edhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura janë në funksion të plotë dhe nuk janë raportuar problematika. Të gjitha ekipet e shoqërive rajonale UK janë në gatishmëri.

Portet dhe Aeroportet

Në Portin e Durrësit situata paraqitet normale. Tragetet kanë mbërritur në kohë dhe në terminalet portuale vijon pa ndërprerje përpunimi i mallrave. Edhe në Portin e Vlorës nuk raportohen problematika. Lëvizja e tragetit ka vijuar sipas orarit të parashikuar. Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka vijuar punën normalisht pa vonesa apo anulime. Edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit nuk janë evidentuar problematika.

Etiketa: Kryesore1moti i keqqeveriaraport

Lajme të lidhura

Aktivistja Vatnikaj: Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës
Aktualitet

Aktivistja Vatnikaj: Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës

20:21 - 09/10/26
Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, thika pas shpine
Aktualitet

Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, thika pas shpine

20:14 - 09/10/26
Profesori Lush Susaj: Territorialja do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Territorialja do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë

20:03 - 09/10/26
Para
Lumi Ishëm del nga shtrati, dhjetra hektarë të përmbytur

Lumi Ishëm del nga shtrati, dhjetra hektarë të përmbytur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivistja Vatnikaj: Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës
Aktualitet

Aktivistja Vatnikaj: Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës

20:21 - 09/10/26

Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme të 132-të të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë,...

Lexo më shumë
Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, thika pas shpine

Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, thika pas shpine

20:14 - 09/10/26
Profesori Lush Susaj: Territorialja do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë

Profesori Lush Susaj: Territorialja do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë

20:03 - 09/10/26
“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”- Marshimi në ditën e 132-të drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqje!

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”- Marshimi në ditën e 132-të drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqje!

19:38 - 09/10/26
Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë! Duhet një agjenci për konfiskimin e pronave të paligjshme të tyre

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë! Duhet një agjenci për konfiskimin e pronave të paligjshme të tyre

19:02 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com