GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, por mijëra banorë pa energji

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, por mijëra banorë pa energji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndërprerjes se reshjeve të dëborës, janë ulur ndjeshëm temperaturat në Qarkun e Dibrës. Në orët e para të mëngjesit termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë.

Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes.

Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë kohë mjeteve borëpastruese të avancojnë në hapjen dhe kriposjen e tyre.

Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit, derisa kripa e hedhur të shkrijë akullin që ka shtresëzuar në asfalt. Kalimi deri në një njoftim të dytë do të bëhet në rrugën e vjetër, nga Burreli. Ditën e djeshme janë shënuar dy aksidente, një në fshatin shkallë ku si pasojë e daljes nga rruga të një autoveture është lënduar pasagjeri, dhe një në baypasin e Mutrizit ku një veturë është përplasur me barrierat e rrugës dhe kishte mbetur i bllokuar.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë deri në Njësinë Administrative Ostren, më tej i bllokuar.

Janë hapur një pjesë e rrugëve të njësive Administrative, më të afërta me qytetin, ndërsa vijojnë të jenë të bllokuara shumë prej tyre

Në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Klos të cilat kanë qenë më të goditura nga moti i keq, nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Nga spitali Rajonal Dibër bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë rast emergjence, apo thirrje për ndihmë nga zonat e thella.

 

Etiketa: deboreDiber

Lajme të lidhura

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës
Aktualitet

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Para
Raporti i Romeos e Meritonit me vajzat e BBV-së, komentojnë banorët

Raporti i Romeos e Meritonit me vajzat e BBV-së, komentojnë banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26

Ka nisur protesta e 104 edhe këtë mbrëmje të 11 shtatorit. Një nga protestuesit nga “Sheshi Skënderbej” deklaroi se ka...

Lexo më shumë
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com