GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi i Altin Dumanit, SPAK nis “luftën”: 2 MLD lekë anti dronë dhe survejim

14:22 - 23/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Theksojmë se vetë “Communciation Progress” shpk ka paraqitur një ofertë me vlerë 19% më të ulët se fituesi, që mund të përktheheshin në kursimin e 30 milionë lekëve. Zoti Dumani, mbajeni dorën, janë paratë e popullit! 

Theksojmë se vetë “Communciation Progress” shpk ka paraqitur një ofertë me vlerë 19% më të ulët se fituesi, që mund të përktheheshin në kursimin e 30 milionë lekëve. Zoti Dumani, mbajeni dorën, janë paratë e popullit! 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme po përgatitet seriozisht për ‘luftë’ kundër korrupsionit, pasi do të shpenzojë 2 miliardë lekë për dronët dhe disa pajisje vëzhgimi dhe përgjimi. Por me sa shohim, SPAK duhet të bëjë edhe një tender për vaksina antikorrupsion për stafin e vet.

Nga SPAK njerëzit presim ndëshkimin e zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin dhe buxhetin, jo të tregojë babëzi me çdo fond që i bie në dorë. Në këtë drejtim, kreu i SPAK, Altin Dumani e paska situatën jashtë kontrollit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje sisteme/pajisje të teknikës operative”, i cili është publikuar më datë 20 nëntor 2023. Për këtë prokurim SPAK ka planifikuar të shpenzojë 1 miliardë lekë (pa TVSH).

Ky është një projekt të cilin SPAK e ka ndarë në tre lote, sepse parashikon të blejë disa paisje të natyrave të ndryshme. Por, përplasja po bëhet për lotin tre me objekt “Blerje Sistem Anti – Dron autonom i palëvizshëm” me fond limit 24,066,667 lekë pa TVSH ose 230, 413 euro (pa TVSH). Pra 240 milionë lekë do të shpenzohen për anti dronë. Ç’i duan gjithë këto pajisje të sofistifikuara? Pse sillen sikur janë SPAK-u i Ukrainës dhe po luftojnë me rusët?

Përveç se nuk është argumentuar si është llogaritur fondi limit, në dokumentet e tenderit bien në sy denoncimi që është bërë për këtë lot.

Më datë 22 janar 2024, firma SINTEZA CO ka bërë një ankesë në KPP, ku kundërshton vendimin e SPAK mbi finalizimin e këtij tenderi. Se për çfarë ankohet firma në fjalë do ta raportojmë më vonë, sepse KPP për momentin ka menduar të mbajë “të fshehtë” dokumentin, ose do ta publikojë në një moment tjetër. Por, kjo shton edhe më shumë dyshimet që kemi të bëjmë me një manipulim në kriteret e tenderit.

KPP dhe SPAK favorizojnë ofertën e shtrenjtë

Nuk presim që KPP të korrigjojë vendimin e SPAK, por shyrtimi në këtë shkallë administrative na ndihmon të shohim ç’po ndodh me prokurimin. Për një lot tjetër të tenderit është bërë denoncim i ri. Konkretisht, më datën 17.10.2023 në Sistemin e Prokurimeve Elektronike është publikuar procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar” me nr. REF-83878-10-16-2023 3 me objekt: “Blerje pajisje dhe sisteme elektronike”,  me fond limit 850 milionë lekë.

Denoncimi është bërë për ‘Loti i Pestë me nr. REF-83892-10-16-2023, me objekt: “Blerje server”, me fond limit 210 milionë  lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 16.11.2023 nga autoriteti kontraktor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Edhe me fakte nga tenderi, edhe në shpjegimin e tij ankimuesi “COMMUNICATION PROGRESS” SHPK tregon se si SPAK i ka dhënë pa garë tenderin kompanisë që paraqiti ofertën më të shtrenjtë.

 

Në dokumentin më poshtë shohim se kjo firmë ka paraqitur ofertën me vlerë  203 milionë lekë, pra sa 97% e fondit limit dhe më të lartë se firmat e tjera. Kështu SPAK ka kryer edhe një tjetër shkelje ligjore, duke cenuar konkurrencën dhe duke shfrytëzuar pa kriter fondet që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Ankimuesi “Communciation Progress” shpk shprehet se i gjithë ky rezultat ka ardhur për shkak të kritereve diskriminuese dhe të hartuara nga SPAK që t’i përshtaten vetëm një operatori.  Prandaj denoncuesi kërkon që të shfuqizohet vlerësimi i komisionit, i cili ka skualifikuar pa arsye ligjore ofertat më të lira dhe të rishikohen edhe njëherë të gjitha ofertat.

Theksojmë se vetë “Communciation Progress” shpk ka paraqitur një ofertë me vlerë 19% më të ulët se fituesi, që mund të përktheheshin në kursimin e 30 milionë lekëve.

Zoti Dumani, mbajeni dorën, janë paratë e popullit!

“Për sa më lart, kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës së Operatorit Ekonomik Communciation Progress shpk, dhe kualifikimin e ofertës sonë si në përputhje me kërkesat ligjore dhe të DST, si një ofertë ekonomikisht më e favorshme peër Autoritetin Kontraktor, me një diferencë prej 2,990,780 lekë ose rreth 19% më ulët nga operatori i renditur në vendin e dytë, dhe si një ofertë teknikisht konform kërkesave dhe nevojave të AK”, thuhet në ankesë.

Por, KPP militante e drejtuar nga Jonaid Myzyri nuk ka menduar as për ato 30 milionë lekë, as për procedurën që shkel ligjin e prokurimeve. Prandaj pas shqyrtimit të ankesës, KPP ka vendosur të mos e pranojë atë, duke lejuar Dumanin që të vazhdojë procedurat me këtë tender abuzues.

Lexo edhe:Alket Qendro hedh 2.2 MLD lekë për lyerjen e Portit, tenderi denoncohet në KPP

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAltin DumaniKPPSpaktende rpa gare

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Edona shkakton të qeshura: Jam tre muaj këtu, kam harruar si bëhet…

Edona shkakton të qeshura: Jam tre muaj këtu, kam harruar si bëhet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com