GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari u gjet i vrarë në pyll, publikohen të dhënat e autopsisë/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari u gjet i vrarë në pyll, publikohen të dhënat e autopsisë/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publikohen nga mediat italiane rezultatet e autopsisë së vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, më 20 janar, trupi i të cilit u gjet në pyll.

Sipas autopsisë, Dedja ka marrë 20 goditje me thikë, por fatale ishte goditja që i shpoi mushkërinë. Hetuesit italianë dyshojnë se goditja me thikë ka ndodhur pak pasi 39-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe po ashtu janë marrë mostra për të zbuluar këtë fakt.

Patologu Alberto Furlanetto, i cili kreu autopsinë, tha se vdekja u shkaktua nga një gjakderdhje e brendshme dhe ishte shkaktuar nga një plagë me thikë në shpinë. Plagët e tjera me thikë e goditën burrin në pjesë të ndryshme të trupit të tij, duke përfshirë duart dhe krahët.

Goditjet tregojnë se ai ishte i lirë në lëvizjet e tij dhe se nuk po frenohej nga askush, por nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur më shumë persona që kanë marrë pjesë në vrasje.

Hetuesit mendojnë se goditja me thikë ka ndodhur në fund të marrëdhënies seksuale, pasi Bledari kishte ulur pantallonat dhe të brendshmet.

Bashkëshortja e tij u intervistua për shumë orë nga hetuesit. Për momentin, hetuesit po ndjekin pistën për vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje që mund ta kishte goditur Bledarin si përgjegjës për shqetësimin apo lidhjen me një grua të një bashkëkombasi tjetër. Tani për tani janë dy hipotezat e hapura.

Mediat italiane shkruajnë se në qendër të këtyre hetimeve është një krim pasioni

Ka disa indicie që i bëjnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për një krim të tillë. Dedja u gjet me pantallonat e ulura dhe vendi ku u vra njihet si një zonë që frekuentohet nga çiftet.

Hipoteza e një grabitjeje që shkoi keq ra thuajse që prej fillimit, për shkak se në makinën e viktimës, e cila ndodhej rreth 100 metra larg trupit të tij, u gjetën të gjitha sendet me vlerë.

Etiketa: autopsiaBledariItaliKryesore1

Lajme të lidhura

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra
Aktualitet

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video
Aktualitet

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj
Aktualitet

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

17:05 - 25/08/26
Para
Tender fiktiv për korsitë biçikletave? Veliaj shpenzon dy herë për të njëjtën gjë

Tender fiktiv për korsitë biçikletave? Veliaj shpenzon dy herë për të njëjtën gjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra
Aktualitet

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26

Një 25-vjeçar nga Kamza i quajtur Vehap Tota, është arrestuar nga policia dhe më pas është lënë në burg nga...

Lexo më shumë
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Kanë fituar Champions League dhe 7 herë Premier League, klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

17:27 - 25/08/26
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

17:05 - 25/08/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor

Nga shtatori ndalohet mishi brazilian, reagom AKU: Përjashtohen ngarkesat e certifikuara më herët

16:45 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com