GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë: Arrin në 1.3 milionë numri I kartave bankare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka e Shqipërisë: Arrin në 1.3 milionë numri I kartave bankare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i kartave të pagesave të lëshuara nga sektori bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të vitit.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars numri i kartave aktive arriti në 1.3 milionë. Gjatë tre muajve të parë të vitit, numri i kartave u zgjerua me 41 mijë njësi ose 3.2%. Me bazë vjetore rritje është më e lartë, me 5.7%.

Shtimi i kartave bankare vijoi edhe gjatë vitit 2020, me 4.8% më shumë, pavarësisht krizës së pandemisë. Madje, kartat ishin nga ato instrumente pagesash që morën më shumë shtysë nga pandemia, sidomos në periudhën e vendosjes së kufizimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i veprimeve me kartë u rrit me 37% vitin e kaluar.

Numri i përgjithshëm i kartave të pagesave dominohet nga kartat e debitit, me 85.6% të totalit. Kartat e debitit janë karta të lidhur me llogaritë rrjedhëse, përmes të cilave klienti mund të përdorë fondet e llogarisë së vet për tërheqje cash në bankomat apo përmes blerjeve direkte në terminalet fizike apo virtuale të pagesave.

Një sinjal pozitiv gjatë tremujorit të parë është rikthimi i rritjes së kartave të kreditit. Në fund të muajit mars, numri i tyre arriti në 118 mijë, me një rritje prej 8% që nga fillimi i vitit.

Kartat e kreditit ishte një nga produktet e pagesave që u ndikuan negativisht nga kriza, me një rënie prej 4.3% gjatë vitit 2020. Te ky produkt pasojat e pandemisë i ndien më shumë, sepse përdorimi i tyre është shumë i lidhur me turizmin dhe udhëtimet. Rënia drastike në udhëtimet mes shteteve ka bërë që shumë karta krediti të mos rinovohen ose të mbyllen, sepse përdoruesit e tyre nuk i kanë vlerësuar më si të domosdoshme.

Me rritjen e numrit të kartave aktive, bankat kanë vazhduar të zgjerojnë edhe rrjetin e tyre të pajisjeve ATM. Numri i tyre në fund të tremujorit të parë arriti në 751, në rritje me 1.8% krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe 6.1% krahasuar me një vit më parë. Pandemia ndikoi ndjeshëm në rritjen e investimeve të bankave në pajisje ATM, me qëllim uljen e fluksit të kluientëve në degë për veprime cash. Deri në 2019, numri i tyre ishte pakësuar për shtatë vite radhazi, për shkak të tkurrjes së rrjetit të bankave, por edhe me uljes së numrit të tyre, në procesin e shitblerjeve dhe bashkimeve që nisi në vitin 2015. Vitin e kaluar bankat nisën përsëri shtimin e numrit të terminaleve ATM, kryesisht përmes vendosjes së ATM-ve jashtë dege.

Ndërkohë, gjatë tremujorit të parë është vërejtur një frenim në rritjen e numrit të terminaleve të pagesave autoamtike POS. Numri i tyre ra në më pak se 12 mijë, nga rreth 12 150 që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Etiketa: ATMBanka e Shqiperiseekonomikarta bankare

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Belgjikë/ Ndalohet përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson për personat   nën moshën 41

Belgjikë/ Ndalohet përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson për personat nën moshën 41

TË FUNDIT

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26

Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor...

Lexo më shumë
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com