GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nisin negociatat për reduktimin e orëve të punës në Spanjë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Nisin negociatat për reduktimin e orëve të punës në Spanjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e majtë e Spanjës nisi sot negociatat me partnerët socialë për të reduktuar orët e punës nga 40 në 37.5 orë në javë, pavarësisht rezervave të shprehura nga organizatat e punëdhënësve.

Masa, e përcaktuar në marrëveshjen qeveritare të nënshkruar në fund të tetorit nga Partia Socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez dhe formacioni radikal i majtë Sumar, prek rreth 12 milionë punëtorë, sipas qeverisë.

“Reduktimi i orarit të punës nuk do të thotë vetëm se ne punojmë më pak, por edhe se punojmë më mirë”, theksoi ministrja e Punës Yolanda Diath, e cila është gjithashtu drejtuese e Sumar, në rrjetin social X para fillimit të bisedimeve.

Spanjollët “meritojnë një ritëm pune që u lë kohë për të jetuar”, shtoi Diath, duke kujtuar se kohëzgjatja ligjore e kohës së punës nuk ka ndryshuar në Spanjë për “40 vjet”, pavarësisht rritjes në produktivitetin e punëtorëve.

Plani kërkon në mënyrë specifike reduktimin e orëve të punës në dy faza, në 38.5 orë në javë në 2024 dhe 37.5 orë në 2025.

Kjo sigurisht pa ulur pagat, sipas qeverisë.

Plani i qeverisë është mirëpritur nga dy sindikatat më të mëdha, UGT dhe Komitetet e Punëtorëve (CCOO), por ka ngritur shqetësime tek punëdhënësit të cilët janë të shqetësuar për qëndrueshmërinë financiare në disa sektorë.

Për të miratuar projektligjin, qeveria do të duhet gjithashtu të kapërcejë rezervat e shumë prej aleatëve të saj rajonalë si Partia Nacionaliste Themelore (PNV) dhe separatistët katalanas Junts per Catalunya.

Etiketa: spanjë

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Shevchenko: Chelsea-Milan do të jetë një sfidë e zjarrtë

Shevchenko zgjidhet presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

10:48 - 23/10/26

Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve. Sot bëhen 11 ditë nga revolta e studentëve...

Lexo më shumë
Ndërtim Rrugët "Haki Stermilli+Ujemisht+Akademia+Dine Doda"

Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:35 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe”

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe”

10:26 - 23/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Gazetari anglez rrëfen dhunën policore: Vrapuan që të më godisnin në kokë para katedrales

10:08 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com