GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i fal 653 MLN lekë biznesmenes që mashtroi me fondet e Rindërtimit

13:02 - 27/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderat që firmos kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, skuqin nga shkeljet dhe dallohen çdo javë në kalendarin e Agjencisë së Prokurimeve

Tenderat që firmos kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, skuqin nga shkeljet dhe dallohen çdo javë në kalendarin e Agjencisë së Prokurimeve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderat që firmos kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, skuqin nga shkeljet dhe dallohen çdo javë në kalendarin e Agjencisë së Prokurimeve. Në pamje të parë, shifrat të sugjerojnë sikur po vijojnë investime të mëdha në infrastrukturë. Në fakt, këto fonde po shpërndahen pa kontroll dhe kriter, miliona lekë do të rëndojnë xhepat e taksapaguesve shumë vite pasi kryebashkiaku të ketë lënë detyrën ose të ketë përfunduar në ndonjë burg.

Gijotina.com ka denoncuar herë pas herë aferat me rrugët që zhvillon Suli, si dhe kemi evidentuar skemat që zbaton ai për të bashkëpunuar me biznesmenë që kanë kapur shtetin.

Këtë herë Suli ka manipuluar tenderin me objekt “Ndërtim rrugët Haziz Ndreu +Filip Shiroka, Rruga ” Asdreni +Vehbi Dibra + Irfan Strazimiri + Demir Gashi + Nikoll Kacorri +Iliaz Pashë Dibra+ Dede Plani”, për të cilin janë lënë në dispozicion 653 milionë lekë.

Me kaq para sa hidhen në një tender mund të kishte asfaltuar të gjitha rrugicat e Kamzës dhe Paskuqanit. Në fakt, kryebashkiaku mbledh në një projekt disa rrugica të shkurtra nëpër lagjet e Kamzës dhe bën vetëm gërryerje, një shtresë me çakëll e maksimumi 5 cm shtresë asfalti.

Të paktën, kështu përshkruhet edhe në të dhënat e preventivit të këtij projekti.

Siç duken në foton e mësipërme, janë zgjedhur disa rrugë shumë ngushta dhe të shkurtra, ku nuk justifikohet ky fond limit i vendosur nga bashkia. Nga vëzhgimet që Gijotina,com, ka bërë në terren, në këto rrugë nuk ka vend për trotuare shpesh shtyllat elektrike kufizojnë lëvizjen. Përzgjedhja mund të ketë bëjë me nevoja elektorale duke kënaqur njerëzit thjesht me një shtresë asfalti sa për të kaluar radhën.

Ndërsa në prapaskenë, kontratat firmosen në nxitim e sipër me fitues të paracaktuar me kohë. Shohim se për këtë tender janë paraqitur 9 oferta, sigurisht të mjaftueshme për të zhvilluar një garë të rregullt dhe për të firmosur kontratën me atë firmë që grumbullon me shumë pikë.

Por siç e kemi thënë vazhdimisht grupi i Rakip Sulit nuk i shqyrton ofertat dhe si rrjedhojë, 8 prej tyre kompanive janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë. Kështu për në finale mbeti vetëm zarfi i bashkimit të operatorëve BRITANIA shpk – PEPA GROUP shpk, me ofertë rreth 460 milionë lekë.

Open Data Albania iu ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” si shenjë e riskut të korrupsionit për shkak të eliminimit të konkurrencës.

 

 

PEPA GROUP shpk është në pronësi të Violeta Pepajt, një biznesmene e denoncuar nga qytetarët e Bashkisë Shijak për abuzime dhe mashtrime me fondet e rindërtimit nga tërmeti. Kompania mori partë dhe nuk ndërtoi shtëpitë, sipas akuzave të qytetarëve.

Një prej këtyre rasteve është denoncuar në media. Në një emision televiziv qytetari Fiqiri Hazizllari nga Shijaku ka treguar se tri vjet pas tërmetit banesa e tij akoma nuk ishte riparuar. Dëmtimi i banesës ishte i shkallës DS4, për shembje. Bashkia Shijak premtoi rindërtimin e saj, ç`ka sipas qytetarit rezultoi të ishte një mashtrim.

“Nënkryetarja e Bashkisë më thoshte mos ki merak shtëpinë do ta bëjë shteti, do ta bëjë firma. Vetëm inxhinieri që zonja e urbanistikës më dha një numër, erdhi e pa e tha që unë nuk e ndërtoj dot me 20 milionë lekë. Pra, këtu kemi një mashtrim”, tregoi ai.

Bashkia e Shijakut pranoi faktin se banori ishte përfitues i një banese 1+1 e cila i kishte kaluar për rindërtim Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Tre vjet pas tërmetit Bashkia Shijak deklaroi se banesa nuk do të rindërtohet, por qytetari do të përfitojë 2.2 milionë lekë për ta ndërtuar vetë atë.

Në prill të 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri thirrje për rindërtimin e banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave

Në 3 gusht 2020, FSHZH lidhi kontratë me bashkimin e operatorëve, Kevin Construksion sh.p.k , me administrator Lavdrim Gjici, vëllain e kryetarit të Bashkisë së Kuksit Safet Gjici. Company Riviera 2008 sh.p.k me administrator Agim Kola, vëllain e ish -deputetit të partisë socialiste Ndue Kola. Si dhe me Pepa Group sh.p.k ku administratore rezultonte znj. Violeta Pepaj.

Por, asnjëra nga këto firma, edhe pse kanë marrë fonde nga Rindërtimi nuk kanë kryer punën që morën përsipër. Një prej tyre është edhe kompania e Violeta Pepajt.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimin ndaj Rakip Sulit për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korruspion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli ka dalë zbuluar edhe raporti i KLSH-së pas kontrollit në bashki.

Kryebashkiaku u thirr dy herë në SPAK gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Sipas burimeve, hetimet vazhdojnë për korrupsionin me tenderat e pastrimit të qytetit, po ashtu edhe në hartimin e listave të qytetarëve për dëmshpërblimet mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimKamëzRakip Sulirrugetendervioleta pepaj

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Arrihet marrëveshja, futbollisti shqiptar zbarkon në Serinë A

Arrihet marrëveshja, futbollisti shqiptar zbarkon në Serinë A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri
Sport

Emocione dhe net pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25

Shqipëria, nëse arrin të sigurojë biletën për Botërorin 2026 përmes play-off-it, do të përballet me një kalendar sfidues jo vetëm...

Lexo më shumë
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com