GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

U rrëzuan kështjellat e monopoleve etnike

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
U rrëzuan kështjellat e monopoleve etnike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ditmir Bushati

Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët.

Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi në kundërshtimin e eksponentëve të nacionalizmit maqedonas që mbizotëruan për një kohë jetën politike.

Për Shqipërinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një çështje parësore e sigurisë, mirëkuptimit ndëretnik dhe stabilitetit demokratik me ndikim në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, falë insistimit tonë, zbatimi i saj i plotë u përfshi si kriter për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në dokumentin e Samitit të Uellsit, në vitin 2014. Edhe pse u kritikuam së brendshmi, për gjoja pengesë ndaj fqinjëve në rrugën euroatlantike, dhe nuk u mirëkuptuam nga të gjithë aleatët në NATO për këtë qëndrim, koha na dha të drejtë.

Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në Janar të vitit 2017, dhe e mbështetur nga Shqipëria, i dha frymëmarrje demokratike vendit fqinj, i cili ishte nën thundrën e nacionalizmit dhe i bllokuar tërësisht në rrugën euroatlantike. Të gjithë ata që e kundërshtuan atë platformë apo akuzuan Shqipërinë për përfshirje në punët e brendshme të vendit fqinj rezultuan të gabuar.

Falë veprimit të mençur politik shqiptarët dëshmuan se janë gurë themeli i stabilitetit demokratik dhe diktues të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë që adreson çështjet e karakterit identitar, nuk do të ishin të mundura pa rolin dhe kontributin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, nuk do të ishte e mundur as Maqedonia e Veriut në NATO dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në planin e brendshëm, gjatë këtyre viteve u rrëzuan një e nga një kështjellat e monopoleve etnike. Nuk duhet të harrojmë se kur u zgjodh herën e parë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u organizua një “puç” nga turma nacionaliste, e cila u fut në parlament dhe sulmoi deputetët. Por, kur u zgjodh për herë të dytë Kryetar Parlamenti Talat Xhaferri, nuk ishte më lajm, për shkak se kjo u konsiderua si diçka normale. E njejta gjë mund të thuhet edhe për pozicionet e tjera kyçe e përfaqësuese të shtetit që sot mbahen nga shqiptarët, me shpresën se në të ardhmen do të konsiderohen si një proces normal i një demokracie multietnike funksionale.

Rruga e përshkruar me mund e sakrifica nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjatë njëzet viteve të fundit më kujton bisedat interesante me Ali Ahmetin, i cili beson se “politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”. Përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndëretnik nuk e ka arritur ende pikën e moskthimit, sidomos përsa i përket institucioneve të sigurisë, pjesëmarrjes në jetën ekonomike të vendit dhe zgjerimin e bazës së mirëqenies në shoqëri.

Pluralizmi politik mes faktorit shqiptar është i shëndetshëm dhe nxitës i progresit. Përfaqësimi i tij politik në parlamentin e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Pasi përparimi i të drejtave të shqiptarëve është i lidhur ngushtë më kyçjen e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat europiane.

Etiketa: analizaDitmir BushatiTalat Xhaferri

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
“I ndau sinqeriteti i tepërt”, historia e një dashurie të lënë në mes…

“I ndau sinqeriteti i tepërt”, historia e një dashurie të lënë në mes...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

Një zhvillim i papritur ka tronditur gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona. Mbrojtja ka vënë në pikëpyetje...

Lexo më shumë
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com