GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inzaghi ngre në qiell Asllanin: Është fat të kesh djem si ai në ekip

07:56 - 29/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inzaghi ngre në qiell Asllanin: Është fat të kesh djem si ai në ekip
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simone Inzagi u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 0-1 që Interi arriti mes vuajtjesh në transfertë ndaj Firences. Në prononcimin e dhënë për “DAZN”, tekniku zikaltër nuk i kurseu elozhet për Kristjan Asllanin.

Trajneri vlerësoi maksimalisht paraqitjen e mesfushorit shqiptar, teksa ndër të tjera foli edhe për duelin e radhës ndaj Juventusit.

Fitorja- Pas 1-0 patëm shumë mundësi ku mund të kishim bërë më mirë. Në pjesën e dytë realizuam shumë kundërsulme ku mund të kishim më shumë cilësi, por nuk mund t’u them asgjë djemve. Duartrokitje të mëdha, duhet të vazhdojmë kështu. Ndeshje gjithmonë të vështira, aq më shumë në Firence ndaj një skuadre si Fiorentina. Mendova vetëm për këtë duel. Ne vinim pas dy finaleve, djemtë dhanë shumë, shpenzuan energji dhe u dhashë 2 ditë pushim sepse e meritojnë.

Vlerësim për Asllanin– Kristjani ishte shumë i zoti, por nuk kam pasur dyshime për këtë. Kam pasur dyshime vetëm nëse do të rrinte me ne edhe një vit, duke qëndruar pas Çalhanoglu, por mund të them me bindje se është 100% pjesë e grupit. Stërvitet gjithmonë mirë dhe është fat të kesh djem si ai në ekip. Jam i kënaqur për asistin që dha, por sot mund të them se ka bërë edhe ai “golin” e tij, duke vrapuar për 95 minuta, pasi kishte shumë kohë që nuk luante një ndeshje të plotë. Kjo është dëshmia e arritjeve të atyre që punojnë”, u shpreh trajneri zikaltër.

Arbitrimi- Nuk i kam parë më. Episodet janë të destinuara për t’u gjykuar dhe parë. U desh shumë kohë, vetëm për të pranuar atë që vendosin. Janë 2 persona në VAR dhe 1 në fushë, të cilët arbitruan shumë mirë. Ata duhet të vendosin në një çast: është e vështirë.

Sfida ndaj Juventus- Një ndeshje mes dy skuadrave që po bëjnë një ecuri mbresëlënëse. Ne do të përpiqemi ta përgatisim sa më mirë që mundemi, Juve pothuajse po ndjek rrugën tonë. Në ndeshjen e parë nuk ishte një ndeshje spektakolare, tani luajmë në shtëpi para tifozëve tanë: sonte kemi vuajtur bashkë me ta, të cilët na shtynë deri në fund. Personalisht, asnjë shqetësim, nga e marta do të mendojmë për Juventusin.

Etiketa: asllaniinzaghi

Lajme të lidhura

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet
Breaking Views

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga
Breaking Views

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi merr vendimin

12:52 - 02/02/26
Para
Rrëzohet një avion i vogël në Brazil, humbin jetën 7 persona

Rrëzohet një avion i vogël në Brazil, humbin jetën 7 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet
Breaking Views

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26

Liverpooli ka arritur një marrëveshje për të transferuar mbrojtësin shumë të vlerësuar të Francës U21, Jeremy Jacquet, nga Rennes, sipas...

Lexo më shumë
Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26
Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com