Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për shqyrtimin e ankimimt të apelit të bërë nga ish-kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë. Seanca e radhës u la në datën 1 qershor.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kundërshtoi sekuestrimin e pasurive në shkallën e dytë të Gjykatës Antikorrupsion.
Në orën 15:00 bazuar në apelimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo do të shqyrtohet kërkesa e tij po në Gjykaten e Posaçme.