GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do vras veten”, vajza bullizohet në shkollë: Do pi fostoksinë…

20:49 - 30/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do vras veten”, vajza bullizohet në shkollë: Do pi fostoksinë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme.

Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën.

E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij.

“Dua të më qetësohet vajza, ajo nuk do të shkojë në shkollë, ka rënë fare nga mësimet, më thotë do vras veten”, thotë e ëma e vajzës e përlotur.

Ndërkohë në mbledhjen e këshillit të disiplinës që Fiksi e solli me zë dhe figurë, drejtoresha e shkollës pranonte se sjellja e djalit ndaj vajzës ka qenë e përsëritur. Madje në prezencë të djalit dhe prindërve të tij drejtoresha e bën atë fajtor me ton të lartë. Dhe i thotë se do i ndërrohet klasa.

Ky vendim ka rënduar situatën psikologjike të djalit, ky i fundit këtë herë ka kërcënuar se do pijë fotoksinë, çka ka bërë që drejtoria e shkollës të kuptojë gabimin që ka bërë me marrjen e vendimit për ndryshim klase dhe ta rikthejë në klasë.

Fiksi solli komunikimin e drejtoreshës me prindërit e vajzës pasi dështoi në kalimin e djalit në tjetër klasë duke u sugjeruar këtyre të fundit kërcënimin e djalit. “Ta kapte burri jot djalin dhe t’i thoshte do të zhduk dhe ai s’do e bënte më”, i thotë drejtoresha nënës së vajzës.

Gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, por nuk e morën një të tillë. Kështu ju drejtuan Zyrës Vendore Arsimore, kjo e fundit sqaroi se shkolla e ka informuar për rastin dhe situatës mes fëmijëve që ka ndodhur vetëm njëherë. Pra drejtoresha e shkollës rastin e ka raportuar pranë ZVA-së si rast të ndodhur vetëm një herë, duke rënë ndesh me ato çka drejtoresha ka thanë në komisionin e disiplinës, që rasti është i përsëritur.

Kështu për shkollën është e rëndësishme që të tjerët të mos e marrin vesh se çfarë ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat në kohën e duhur.

Ndërkohë, psikologia Denada Toçe tregon se në shkolla ka një mungesë të theksuar të strategjive nga psikologët për trajtimin e bullizimit, dhe se ky i fundit mund të çojë dhe në dëmtim të vetes.

“Nuk duhen ndërshkuar fëmijët menjëherë, por duhen edukuar dhe duhet punuar me ta”, thotë Toçe./Top Channel/

Etiketa: BullizimshkolleVajza

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
‘Rekord aksidentesh’, ironizon Këlliçi: Bashkia e Tiranës është kthyer në agjensi koncertesh

Këlliçi: Tirana e Erionbetonit, kryeqyteti Europian i ndotjes dhe vdekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com