GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashi ia jep të dënuarit për korrupsion 63 MLN lekët e ushqimit të Azilit

15:15 - 02/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Armando Subashi nuk iu ndahet abuzimeve me tenderët, ndërkohë që t’ua japë paratë biznesmenëve të dënuar nga drejtësia.

Armando Subashi nuk iu ndahet abuzimeve me tenderët, ndërkohë që t’ua japë paratë biznesmenëve të dënuar nga drejtësia.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Subashi nuk iu ndahet abuzimeve me tenderët, ndërkohë që t’ua japë paratë biznesmenëve të dënuar nga drejtësia. Kështu ka bërë edhe me fondin e caktuar për ushqimin e ‘Shtëpisë së të moshuarve’ në këtë qytetet. Ky institucion, ku jetojnë të moshuar që nuk kanë strehë, nuk kanë mbështetje dhe ndihmë, është bërë shpesh pjesë e skandaleve dhe përvetësimeve, të denoncuara më parë.

Bashkia Fier ka zhvilluar një tender me objekt Loti 1: Blerje ushqime që prishen. Sipas tabelës së publikuar, prokurimi bëhet për ushqime të tilla si kadaif, salçiçe, vezë, mish edhe disa produktet të tjera që në të vërtetë duan siguri të lartë dhe kompania që kryen furnizimin të jetë në standarde të larta.

Por, Subashi nuk është kujdesur fare për këtë element të rëndësishëm. Ai është fokusuar se si këto parave të xhirohen sa më shpejt drejt klientit të besuar. Dhe në këto raste skema më e përdorur është dhënia e tenderit pa garë një kompanie.

Kështu ka ndodhur: Kompania “4 S”, nën pronësinë e Xhino Sinanit, djali i biznesmenit Shemsi Sinani, ishte e vetmja që paraqiti interes për këtë tender. Pra, Subashi ja dhuroi kontratën kësaj kompanie, në mungesë të konkurrencës, duke injoruar rregullat që dikton ligji ‘Për Prokurimet Publike”.

Kështu, të skuqur në shkelje, që janë sinjal i hapur abuzimi, kontrata njëvjeçare i është dhuruar Sinanit. Me këtë manovër është e sigurtë se fondi i ushqimit të të moshuarve të azilit do të cenohet nga abuzimet. Open Data i k dhënë tenderit “Flamur të kuq”.

Që është shenjë e riskut të korrupsionit.

Kompania ka edhe mungesë besueshmërie. “4 S” drejtohet nga një person i dënuar për korrupsion. Shemsi Sinani. Ai është dënuar në 2019 me 4 vjet burg nga Krimet e Rënda për korrupsion, pasi korruptoi ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, edhe ky i dënuar për këtë vepër penale.

Dhe sikur të mos mjaftonte, kjo dënuari për korruptimin e krerëve të burgjeve Shemsi Sinani nga Lushnja ndryshon emrin e kompanisë dhe ia kalon të birit, duke vazhduar avazin e vjetër me tenderët. Gjyqi vërtetoi se tenderët e ushqimit të burgjeve ndaheshin pa garë nga drejtori Agim Ismaili kundrejt ryshfetit.

Nuk është çudi që edhe lotin tjetër për të blerë ushqime, Subashi t’ia fal Sinanit.  Kështu, kjo kompani do të xhirojë në arkën e saj, edhe 11 milionë lekë të tjera të ushqimit të Azilit.

Nuk i ndahen skandalet Shtëpisë së Të moshuarve në Fier

Shpesh herë është denoncuar situata e mjerueshme në këtë institucion, sidomos në 4 vitet e fundit, por ngjarjet vazhdojnë përsëriten. Në ambientet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta, ndërsa disa të moshuar lejohen të konsumojnë alkool në ambientet e kësaj qendre. Po kështu, drejtuesja e këtij institucioni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve  me mjekë ua vendosin vetë “diagnozën”.

Po përveç kësaj, ata përballen me abuzimin dhe vjedhjen e ushqimit nga stafi, që në fakt duhet të kujdeset për ata të moshuar.

Kujtojmë se në vitin 2021, Fiks Fare transmetoi një skandal që ndodhte në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vidhnin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballeshin me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujit.  Në videon e publikuar asaj kohe dukej që dreka e shtëpisë së moshuarve në Fier ishte vetëm; domate, kastravecë e qepë.

Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, prandaj presim të shohim se ku shkojnë gjithë këto ushqime që po blen Subashi?!

Sikur të mos mjaftonte kjo në nëntorin e vitit që lamë pas, një pjesë  godinës u përfshi nga flakët. Zjarri që ra në katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier, ka bërë që të paktën pesë të moshuar të përfundojnë në spital për shkak të asfiksisë.

Theksojmë se kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, është thirrur në SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit. Gjithsesi kemi parë në të kaluarën që zyrtarët të shkojnë në burg edhe për shpërdorime të vogla si ky tenderi i ushqimit për Azilin e Fierit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.     

 

Etiketa: abzuimeshtepia e te moshurave ne fierSubashiushqime

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Protesta e 6 dhjetorit, Noka: Kemi një kërkesë për ndërkombëtarët

Sulmi kibernetik ndaj INSTAT? Noka: E hakeruan vetë për të fshehur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar
Breaking Views

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25

Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë...

Lexo më shumë
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat për dokumente janë krim federal

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat për dokumente janë krim federal

11:27 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com