GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prodhoi makinën e parë luksoze shqiptare, Thaçi tregon ambiciet

11:35 - 03/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prodhoi makinën e parë luksoze shqiptare, Thaçi tregon ambiciet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Edi Rama ka realizuar ‘podcast’ e radhës, ku mysafir ka pasur sipërmarrësin shqiptar nga komuna e Drenasit, i cili jeton dhe vepron në Itali, Qëndrim Thaçi.

Ky i fundit, ka prezantuar ditë më parë superveturën e parë shqiptare Illyrian Pure Sport gjatë një ekspozite në Torino, TREDITECH.

Thaçi ka treguar se si ka lindur ideja për të ndërtuar një ndër veturat më të shpejta në botë.

“Kur isha fëmijë dhe po lozja, godita topin dhe ai shkoi drejt një veture Ferrari, i cili sot ka vlerë prej 40 milionë eurove. Enzo Ferrari më qortoi duke më thënë ‘a e din se çfarë veture ke goditur’. Aty kanë lindur shkëndijat e para të dashurisë për veturat”, pohoi ai.

Ai tregoi se kishte mbajtur premtimin që të bëhet stomatolog siç kishte ëndërruar babai i tij, megjithatë Thaçi ëndërronte të ndërtonte veturën.

“Kam shitur gjithë pasurinë, shtëpitë që kisha. Gjithçka për të prodhuar veturën”, zbuloi ai duke thënë se më pas ka studiuar dhe analizuar shumë vetura – nga inxhineringu deri tek homologimi – dhe kështu ka filluar të krijojë idenë e veturës së parë shqiptar.

Thaçi thotë se vetë e dizajnon çdo detaj të veturës dhe pastaj iu dërgon inxhinierëve për të evidentuar lëshimit që ka bërë pasi që nuk lejohet të bësh gabime me veturat me shpejtësi të lartë.

Ai pohoi se vetura “është krejtësisht prej karboni. Peshon 1250 kilogramë dhe ka maksimalisht 950 kuaj/fuqi. Shpejtësia arrin në 375 km/h. Ka një motor 3.0 litërsh Tëin Turbo me 950 kuaj/fuqi. Vetura prodhohet në Torino. Dëshira ime është që të bëhet në dy shtetet tona”.

Sipërmarrësi më tutje shtoi se tashmë ka marrë porositë e para, “kjo veturë ka numrin e limituar. Do të prodhohen vetëm 27 copa ndërsa vlerën ia kam caktuar unë. Dhe nuk do të jetë e lirë. Kjo pasi që kem investuar në të. Pas këtyre 27 njësive, vetura do të pësojë disa ndryshime dhe do të del marka e re”.

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” – çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Ai ka treguar se pse do t’i prodhojë vetëm 27 vetura të kësaj marke, “ka një rregull. Nëse dëshiron ta mbanë emrin lartë në treg, duhet të kesh një veturë super ekskluzive”.

Ndryshe, Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.

Në vitin 2016 kishte themeluar kompaninë Arrera, e cila fillimisht ishte thjesht firmë jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.

Ai ka inicuar një ide për të hapur një shkollë në Kosovë për dizajn inxhinierik dhe për inxhinieri mekanike për të gjithë adhuruesit e makinave që duan ta ndjekin këtë profesion.

Etiketa: makinaShqiptar

Lajme të lidhura

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?
Aktualitet

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

14:58 - 24/01/26
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës
Aktualitet

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26
Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!
Aktualitet

Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

14:30 - 24/01/26
Para
VIDEO/ Mëngjes i ëmbël për Sarën dhe Bardhin, puthje dhe përqafime

VIDEO/ Mëngjes i ëmbël për Sarën dhe Bardhin, puthje dhe përqafime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?
Aktualitet

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

14:58 - 24/01/26

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në...

Lexo më shumë
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26
Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

14:30 - 24/01/26
Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara

14:15 - 24/01/26
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

13:58 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com