GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duka: Bashkimi me Berishën dhe Bashën, i vështirë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Basha dhe Berisha t’i lënë mënjanë hallet individuale…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dokumenti i propozuar prej tij dhe partive të vogla opozitare ende nuk ka gjetur dakordësinë brenda demokratëve, të cilët përplasjet brenda llojit po i reflektojnë edhe në grupimin rreth një federate të gjithë spektrit opozitar.

Agron Duka, i cili kryeson agraro-ambientalistët ngërçin e sheh tek konflikti për kryesimin brenda kampit blu.

“Është një proces shumë i vështirë formimi i kësaj federate. Duhet të ketë një PD, kjo duhet të marrë fund.”

Për këtë arsye thotë se kësaj federate nuk i nevojitet një lider, duke përjashtuar Berishën e Bashën nga kryesimi i saj. Të dy këta protagonistë të kampit opozitar nuk i sheh përbashkues për arritjen e një qëllimi final, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Nuk besoj që nëse ne shkojmë përreth Berishës i ndihmojmë bashkimit, përkundrazi i ndihmojmë përçarjes, apo anasjelltas, ndaj kemi thënë mos kapemi me dy individë Basha apo Berisha, por e gjithë masa e opozitës të bashkohet që t’i imponohemi mazhorancës për padrejtësitë që i bën opozitës, ndërmjet të tjerave edhe Reforma Zgjedhore”.

Por edhe këtu sheh një tjetër ngërç, që sërish sipas tij lidhet me individin që duhet të bashkëkryesojë tryezën e zgjedhores.

“Jemi përpara një fakti. Duam të ndryshojë Reforma Zgjedhore, nëse këto dy individë Basha e Berisha arrijnë ta ndryshojnë, atëherë bujrum po shkojmë pas ndonjë individi pas tyre, por unë nuk e shoh të realizueshme këtë.”

Dhe në kushtet e mungesës së dakordësisë dhe besimit mes palëve ajo që i mbetet është distancimi nga demokratët.

“Nëse do vazhdojë kakofonia partitë e vogla do rigrupohen në kushtet e një Kodi Zgjedhor diskriminues për to, për të mbijetuar, por shanset për rrotacion pushteti unë i shoh shumë, shumë të vështira”.

Me qëllim fitoren në zgjedhjet parlamentare të 2025, në Dhjetor të vitit të kaluar partitë e vogla opozitare propozuan krijimin e një federate që të kryesohej nga 4 koordinatorë. /TV Klan/

Etiketa: BASHAberishaduka

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Ekzekutimi mafioz në Athinë trondit kryeqytetin turistik të Greqisë

Ekzekutimi mafioz në Athinë trondit kryeqytetin turistik të Greqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26

Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com