GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e inceneratorëve, Manjani: SPAK të marrë në pyetje Ramën, Metën e Kryemadhin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Manjani: SPAK të marrë në pyetje Ramën, Metën e Kryemadhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale shkruan se SPAK duhet të marrë në pyetje Kryeministrin Edi Rama, ish-Presidentin Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi, si persona në dijeni në lidhje me inceneratorët.

Manjani shton se hetimi me të njëjtët persona ta dyshuar, nuk ndihmoi aspak në nxjerrjen e një fabule me të vërteta të provueshme.

Postimi i Manjanit

Pyetjet që ngelen pa përgjigje janë këto:

1. Ç’dijeni, lidhje apo eventualisht ndikim kishte Kryeministri mbi këtë histori?!

2. Përse u bë vendimmarrje e sforcuar ligjore?!

3. Sa dijeni e ç’ndikim kishte kryetari i LSI dhe bashkëkryetari i koalicionit për historinë?

4. Ç’e detyroi kryetaren e LSI të kallëzojë ministrin e vet?!

5. Cilat kanë qenë porositë politike në tryezat e koalicionit?

6. Përse u sforcua buxheti i shtetit, kur në koalicion debatohej për financimin e çdo përparësie?!
SPAK minimalisht duhet të kishte pyetur si persona që mund të kenë dijeni për çështjen Edi Ramën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Nga pyetja e këtyre personave do kishte krijuar një panoramë të përgjithshme mbi terrenin politik e vendimmarrës të kësaj çështje. Pastaj të merrej me zbatimin e idesë.

Ndoshta nga kjo lloj panorame do ta kishte më të mirë fushëpamjen për thellimin e hetimit penal dhe menaxhimin e integruar të tij.

SPAK për këtë punë u bë, që të fillonte nga lart-poshtë dhe jo nga poshtë- poshtë…

Nga ana metodike, kur pas një dosje hetimore të hetuar e në gjykim, çelet një dosje tjetër si fraksion i asaj dosje, do të thotë se jemi para një hetimi të paplotë dhe me të meta.

Asnjë prokurori nuk mund të krenohet profesionalisht kur dosjes së tij hetimore i çelet një fraksion.

Se nuk mund të krenohesh me hetime të paplota, të cilat jo rrallë herë çojnë në konkluzione të gabuara.

Fjala vjen, të gjithë jemi të bindur që inceneratorët nuk i solli e as i shpiku Lefter Koka me kokën e vet, por fakt është që ai u kryqëzua nga hetimet e derisotme.

Dhe kulmi është që, ndërkohë që Lefterin po e gjykojnë, çelen dosje të tjera me fraksione…

Nëse ka dosje me fraksione i bie që bashkë me Lefterin duhet të ishin në gjyq edhe të tjerë, por në fakt nuk janë.

Në çdo rast pasja e një dosje me fraksion të çon të me dosi se konkluzionet tek dosja bazë janë të pasakta. Atëherë si mund të çosh dikë nën akuzë me konkluzione të pasakta?!

Ja pra ç’bën menaxhimi i gabuar i një dosje hetimore. Krijon përshtypje të rreme mbi të vërtetën.

Etiketa: inceneratormanjaniSpak

Lajme të lidhura

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Para
Objektivat/ FSHF vihet në lëvizje, ja ç’diskutohet me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

Objektivat/ FSHF vihet në lëvizje, ja ç'diskutohet me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26

Policia e Shtetit njofton planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes...

Lexo më shumë
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com