GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debatet brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Kapllanaj: Në 97-ën u vranë mijëra njerëz dhe nuk jepte dorëheqjen

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debatet brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Kapllanaj: Në 97-ën u vranë mijëra njerëz dhe nuk jepte dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ka pasur debate dhe diskutime mes anëtarëve. Roland Bejko ka deklaruar se ajo që bëri dje Sali Berisha ishte për interesin e tij personal.

Agron Kapllanaj është shprehur se në 97-ën u vranë mijëra për një njeri që nuk jepte dorëheqjen. Ai tha se nuk ka gjë me ata demokratë që kanë rënë viktimë e manipulimit dhe dje ishin në stadium, po nuk pajtohet me ata që e organizuan, duke bërë show.

Ndërkohë, deputetit Fredinant Xhaferri tha se tani tani është koha që kryetari të drejtojë pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim.

Pjesë nga debati:

Ferdinand Xhaferri: Ka zëra që thonë kryetari nuk bind. Po, e vërtetë, sepse mes nesh ka qenë dyshimi a kemi një kryetar apo kemi 2. Tani është koha qe kryetari të drejtojë pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Për rezolutën propozoj të përfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi që ai dha ishte nisja e vizitës nga PD. Në lidhje me 18, dua të them që gjatë kësaj kohe qeshën e kanë mbajtur kryetarët e degëve. Deri në 18 peshën duhet ta mbajmë të gjithë për një kuvend model.

Albert Avduli: Kemi të gjithë të njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është e vërtetë që kryetarëve e degëve kanë mbajtur peshën. Por dua të ndalen tek data 18. Na ka vënë përballë një vështirësie. Për shkak të thirrjes për referendum. Deputetët, anëtarë të këshillit kombëtar duhet të përqendrohen në terren. Në takim dje ka pasur demokratë, miqtë tanë. Është një marrëdhënie që do kujdes.

Nevila Xhindi: Në 9 shtator i thashë Bashës tani je kryetari i partisë. Ajo që dua të them është se në pushtet nuk të sjellin servilët. Stop! Duhet ndarë. Na jepni zë dhe ne, mos i mbaj të gjitha për vete. Në këtë rrugë do të duhen ca fytyra të mira, të papërfolura. Kam problem me përfaqësimin. Njerëzit jo zgjidhi, por të zgjedhim ata që do të na sjellin në pushtet.

Julian Beqiri: Jam arkitekt. E djathta sot është në një treg të hapur politik. Ka mundësi të zgjedhë PD. Është koha që t’u drejtohemi të gjithë shqiptarëve, jo vetëm demokratëve. Të përpiqemi të mendojmë si evropianë. Ka shumë shqiptarë që janë të ngopur me Ramën, por kurrsesi nuk shkojnë pas zotit Berisha. Kjo duhet shfrytëzuar.

Agron Kapllanaj: Në 97-ën u vranë mijëra për një njeri që nuk jepte dorëheqjen. Edhe kur e jep dorëheqjen, ai nuk ikën, në pritje që të të rrëshkas këmba. Nuk jam inatçor. Kam pasur disa detyra, por më shkarkuan mua që kam marrë 10 mijë ne qarkun e Fierit. E mora degën e Fierit në një moment të vështirë. U thashë njerëzve që atje nuk shkova për Lulzim Bashën, por për PD. Për demokratët që po ikin çdo ditë. Ne duhet të shkojmë me ta e të flasim. T’i bindim që rruga është kjo. PD është e demokratëve, është aset kombëtar, partia e shpresës se shqiptarëve. As e Berishës, as e Bashës, as e imja. Ky është moment historik. Nuk kam asgjë me ata demokratë që kanë rënë viktimë e manipulimit dhe dje ishin në stadium. Nuk pajtohem me ata që e organizuan, duke bërë show dhe duke shkarkuar ata që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Jam rritur në PD, e di çfarë do të thotë të sakrifikosh, të kesh në krah burra e gra, mijëra demokratë që heshtin, nuk fyejnë, por na mbështesin. Në 18 ne duhet të mbështesim PD.

Gasper: Jam mirditor, shqiptaro amerikan. Kam ardhur nga SHBA jo për Berishën, jo për Bashën. Por për PD. I kam thënë Bashës je kryetar i PD pas 9 shtatorit.

Etiketa: Agron KapllanajDEBATEdoreheqjeKeshilli KombetarMbledhjanjerez

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Mbyllet pjesa e parë në “Loro Boriçi”, Vllaznia në avantazh minimal ndaj Skënderbeut

Mbyllet pjesa e parë në “Loro Boriçi”, Vllaznia në avantazh minimal ndaj Skënderbeut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni lënë pezull. Në...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com