GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ndërtimi i Skavicës varros Dibrën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ndërtimi i Skavicës varros Dibrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën”, u shpreh pasditen e së martës ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën drejtuar mbështetësve të tij, që vijojnë prej më shumë se një muaji tubimet në mbështetje të kreut demokrat që ndodhet prej 30 dhjetorit në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së.

Duke përshëndetur protestën e djeshme të thirrur nga opozita para Parlamentit, Berisha tha se mijëra e mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin para parlamentit, erdhën në të 4 anët e vendit dhe i dhanë mesazhin Edi Ramës se parlamentin kurrë nuk e dorëzojmë.

Në vijim, Berisha e cilësoi si një kauz të drejtë atë të komunitetit dibran që kundërshton ndërtimin e Skavicës.

“Në rast se ndalesh tek zhvillimet në këtë vend, ato janë të zeza, janë dramatike, por të gjitha mund të mblidhen me dy fjalë; një regjim që injoron tërësisht interesat, aspiratat jetike të qytetarëve të këtij vendi, një regjim që injoron vullnetin e tyre, një regjim që injoron, shkelmon të drejtat e tyre, një regjim që krijon kushte negative për largimin e tyre nga vendi i tyre.

Pra një regjim që rrënon qytetarin, rrënon shoqërinë, shkreton Shqipërinë.

Përfaqësuesit e Dibrës, drejtues të PD-së, përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë me artistin e madh, të shquarin Bujar Kapexhiun, sollën sot në këtë platformë të njerëzve të lirë, problemin e madh, problemin ekzistencial të Dibrës së poshtme, të Dibrës në tërësi.

Zhdukjen e saj nga korrupsioni qeveritar me ndërtimin e një dige të projektuar 60 vite më parë nga diktatori Hoxha dhe sot do ta jetësojë një bastard i denjë i tyre, Edi Rama.

E para mbyt Dibrën dhe unë nuk jam kurrë, ai që pranojë të varrosë nën ujë qoftë edhe një fshat të vetëm të këtij vendi.

Varrosja e fshatrave ka ndodhur gjatë diktaturës, por në demokraci kjo nuk ndodh sepse qeveria është e detyruar të marrë miratimin e banorëve dhe nuk ka fshat që të firmosë për varrosjen e tij

Vetëm me një shpat të pabanuar të asaj zone, ma penele diellore mund të nxjerrësh po atë energji që mund të nxjerrësh duke përmbysur 40 fshatra.

Pra nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se Dibra u vendos të varroset me firmën korruptive të Edi Ramës dhe kjo nuk pranohet kurrë.

“Cilido që njeh atë luginë, nuk mund të imagjinojë që dora e njeriut, që firma e një qeveritari, që vendimi i një gjykatëse, të jetë për varrosjen e saj.

Ajo është një nga luginat më pjellore të tokës shqiptare.

Ajo zonë është djepi i historisë dhe qëndresës kombëtare. Është zona e fushëbetejave më të shumta të Skënderbeut. Është zona e fushëbetejave më të mëdha kundër serbëve dhe pushtuesve të tjerë. Është zona e qëndresës së pamposhtur e burrave që u varrosën të gjallë kundër komunizmit.

Ndaj dhe ftoj dibranët dhe dibranet, ftoj komunitetin dibran në Tiranë, dibranët në mbarë botën, ftoj shqiptarët të mbrojmë Skavicën për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur të sotmen, për të mbrojtur Dibrën, për të mbrojtur të ardhmen e saj”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDibraSkavica

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
VIDEO/ Në koncertin e Noizy, Loredana dhe Adeyemi në “ekstazë”

VIDEO/ Në koncertin e Noizy, Loredana dhe Adeyemi në "ekstazë"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C
Botë

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet