GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Donald Trump fiton zgjedhjet republikane të Nevadës

21:51 - 09/02/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Donald Trump fiton zgjedhjet republikane të Nevadës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën, dhe zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën me votim të hapur. Vetëm rezultatet e garës së djeshme, sipas rregullave të partisë, vlejnë për delegatët e partisë.

Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, nuk mori pjesë në garën e djeshme. Zonja Haley përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish Presidentin Trump. Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë. Zonja Haley megjithatë nuk i fitoi as ato zgjedhje, pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.

Me fitoren e siguruar të enjten ish Presidenti Trump fitoi të gjithë 26 delegatët e shtetit. Ai duhet të grumbullojë 1215 delegatë për të fituar zyrtarisht emërimin e partisë. Ai mund ta arrijë këtë numër në muajin mars.

Nga Nevada, gara republikane vazhdon me zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut më 24 shkurt, në shtetin e zonjës Haley. Ish Presidenti Trump mbetet popullor në shtetin thellësisht konservator, por zonja Haley, e cila më parë ka fituar dy zgjedhje për guvernator të këtij shteti, shpreson që rrënjët e saj lokale t’i japin asaj një avantazh. Zoti Trump ndërkaq pret një grumbullim masiv delegatësh gjatë garave të 5 Marsit, ditën kur zgjedhjet paraprake mbahen në 16 shtete përnjëherë.

Ish Presidenti Trump, duke mbajtur një fjalim të shkurtër pas fitores në Las Vegas, u shpreh me kënaqësi për radhët e gjata të votuesve në shtetin perëndimor dhe u tha mbështetësve se mezi priste të shpallte fitoren në zgjedhjet e ardhshme të Karolinës së Jugut.

“Ne jemi para të gjithëve”, tha ai. “A ka ndonjë mënyrë për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve për të martën e ardhshme? Kjo është gjithçka që dua.”

Mbështetësit e zotit Trump pritën në radhë të gjata të enjten. Në një vend votimi, në një shkollë fillore në qytetin e Renos, gati 1,000 veta ishin në radhë në minuatat e para kur u hap qendra e votimit.

Votuesit në radhë, disa prej të cilëve mbanin kapele dhe këmisha që tregonin se ishin mbështetës të zotit Trump, thanë se dolën për të mbështetur ish-presidentin në një garë që do t’i jepte atij fitoren e tretë radhazi në garën presidenciale republikane.

Donald Trump ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht popullor në mesin e republikanëve të Nevadës, por ai kishte avantazhe të tjera midis figurave kryesore të partisë. Kryetari i Partisë në Nevada, Michael McDonald dhe zyrtari nga komiteti kombëtar republikan i shtetit, Jim DeGraffenreid, ishin në mesin e gjashtë republikanëve të Nevadës të akuzuar penalisht se dërguan certifikata të rreme në Kongres duke pretenduar se zoti Trump fitoi Nevadën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Republikanët po e rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për zotin Trump, ndërsa ai përballet me një mori problemesh ligjore, duke përfshirë 91 akuza penale në katër raste të veçanta. Mbështetja për të po rritet edhe në Kongres, ku republikanët kundërshtuan një marrëveshje të sigurisë kufitare, pasi ai e kundërshtoi atë. Ndikimi i tij është i qartë edhe në Komitetin Kombëtar Republikan, pasi kryetarja Ronna McDaniel mund të japë dorëheqjen në javët e ardhshme, pasi zoti Trump e kritikoi publikisht, duke shprehur dyshime nëse ajo duhej të qëndronte në detyrë.

Ish Presidenti Trump ende përballet me një rrezik të paparë për një kandidat të rëndësishëm. Një gjykatë apeli vendosi këtë javë që ai mund të përballet me gjykim nën akuzat se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke rrëzuar kështu pretendimet e tij se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

Gjykata e Lartë e SHBA-së të enjten dëgjoi argumentet në një çështje tjetër, që kishte të bënte me heqjen e zotin Trump nga fletvotimi në zgjedhjet paraprake të Kolorados, nën dyshimin se ai kishte bërë përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjykuar nga pyetjet që u bënë përfaqësuesve të të dy pëalëve, dukeshin gjerësisht skeptikë për argumentin se ai duhet të hiqet nga fletëvotimi./VOA

Etiketa: FitorenevadaTrump

Lajme të lidhura

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës
Botë

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë
Botë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
Para
Ilnisa, Gazi apo Meri, kush do largohet nga BB VIP3? Gjyqtari jep vendimin

Ilnisa, Gazi apo Meri, kush do largohet nga BB VIP3? Gjyqtari jep vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën

09:26 - 10/02/26

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga...

Lexo më shumë
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com