GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

“Ka dhënë gjakun e trupit për ne”, Aida shpërthen në lot kur sheh… (VIDEO)

18:03 - 11/02/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka dhënë gjakun e trupit për ne”, Aida shpërthen në lot kur sheh… (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aida, e cila ndan sot historinë e saj me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”në Tv Klan jeton në Francë që prej vitit 1991. Asokohe kishte vetëm 3 muaj që ishte martuar dhe bashkëshorti i saj shkoi i pari, ndërsa Aida qëndroi me nënën e cila i kërkonte të qëndronte. Pak javë pas ikjes së bashkëshortit, Aida mësoi se ishte shtatzënë. Ajo arriti të shkonte në Francë, solli në jetë edhe një djalë në vitin 1994, por xhelozia e tepërt e bashkëshortit i dha fund martesës.

Megjithatë, shqetësimi kryesor i Aidës mbetej nëna e saj. Ajo kishte emigruar me vajzat në Greqi, por vendosi të kthehej në atdhe. Vetmia ishte vrasëse për të, por arriti të gjente një zgjidhje.

Aida: Mami pas një viti e gjysmë, dy vjet më mbrapa ikën në Greqi, jetuan atje, motrat i kam akoma atje. Mami ndenji nja 10 vjet. Motra e vogël bëri dy çuna edhe ajo, i rriti ato dy çuna dhe pastaj tha “vendi im është aty ku më bëri koka bam, po kthehem”.

Ardit Gjebrea: Dhe mami u kthye.

Aida: U kthye, vetëm. Aty ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë, vetmia, filloi ta vriste vetmia shumë.

Ardit Gjebrea: Gjeti një rrugëzgjidhje më duket.

Aida: Po. Ishte para Vitit të Ri, po shihte televizor, pa jetimoren, që tregonin që njerëzit shkonin të merrnin fëmijë për Vit të Ri dhe tha “ja, e gjeta. S’kam fëmijë, mbesa e nipër këtu, do kem më tepër”. Edhe shkoi, foli me drejtoreshën, i tha “a ka mundësi, dua të marr nja 3-4 vajza?” Drejtoresha u habit, i tha “3-4?! Pse, çfarë ka? Po jo, njerëzit në përgjithësi marrin nga një”. Kur shkoi për të marrë 3-4 fëmijë, me një vajzë drejtoresha kishte probleme, donte të dilte dhe mami e mori më vete duke i folur, “mos ki merak”, i tha, “javës tjetër do të të marr vetëm ty”. Edhe u qetësua dhe në atë kohë drejtoresha i tha “ua, faleminderit shumë”, “s’ka asgjë, s’bëra gjë”, tha. Kur shkoi të shtunën tjetër dhe me gjithë mend, e mbajti premtimin, e mori dhe pastaj i tha drejtoreshës “a ka mundësi të vij një orë në ditë a si e keni ju që të merrem me vajzat, t’u mësoj si të gatuajnë, si të qepin se do rriten një ditë, do bëhen gra, do bëhen nëna” dhe drejtoresha përnjëherë pranoi, i tha “ua ç’është kjo ide shumë e bukur, me gjithë qejf, me gjithë zemër” dhe pastaj çdo të shtunë mami shkonte merrte 8 vajza, i mbante për drekë, kalonin pasditen, shëtisnin, çdo të shtunë. Për 10 vjet më duket e bëri këtë. U mësonte për të ardhmen, u thoshte “ do bëheni nëna një ditë, mendoni”.

***
Menjëherë pas transmetimit të dërgimit të ftesës së “Ka Një Mesazh Për Ty” për nënën e saj, Aida përlotet. Ajo na njohu me historinë e saj të emigrimit, të nënës së mbetur vetëm dhe të dëshirës së madhe që e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Nuk është vetëm largësia ajo që e motivon Aidën të lërë Francën për t’i ndenjur pranë nënës, por edhe sakrificat që ajo ka bërë për t’i rritur pa bashkëshortin në krah.

Aida: Heroina ime. Nuk tregova shumë aspekte por… ka dhënë gjakun e trupit për të na rritur.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Aida: Në moshën 17 vjeçe fillova punë, aty ia grisa kartën, kishte një kartë që jepnin gjak. Është boll. Kisha dëshirë të vazhdoja shkollën. Ëndrra ime ishte të isha aktore, por e lashë gjimnazin dhe fillova punë. Ia grisa kartën, i thashë stop. Mamaja ime është ndarë me babin tim kur isha 10 vjeçe. Isha 10 vjeçe. Motrën e madhe e kisha 15, të voglën 5. Pa… domethënë që të them me veten time unë jam tani, por sikur më lindi vetë, vetë vinte natyrisht, gjëmoja prapa motrën e madhe mos ta ngacmonin çunat, motrën e vogël, mora vendin e babait dhe prandaj u detyrova pastaj të ndaloj shkollën, gjimnazin, thashë të filloj punë. /TV Klan/

Etiketa: aidamesazhinena

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Parashikimi i motit, 28 Maj 2023

Çfarë ndodh me motin gjatë javës, ja ç'parashikohet (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com