GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Më 20 shkurt Rama merr atë që meriton, Dumani e amnistoi nga…

19:20 - 12/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Më 20 shkurt Rama merr atë që meriton, Dumani e amnistoi nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Dita e gjykimit për Edi Ramën është e afërt dhe Edi Rama, me 20 shkurt, do të marrë atë që meriton”. Kështu iu drejtua kreu demokrat, Sali Berisha, mbështetësve të tij pasditen e sotme, në tubimin e rradhës që u mbajt në rrugicën pranë apartamentit ku ish-Kryeministri qëndron me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga GJKKO.

Duke u shprehur se protestuesit i kanë dhënë shpresë, ndërsa i cilësoi si heronj, Berisha tha se kemi përballë një agresion të hapur ndaj opozitës.

“Kryetarit nuk i lejohet emri në fletën e votimit dhe arrestohet në procesin më politik të dokumentuar në historinë e Europës.

Ne jemi të sulmuar nga gjykatat e partisë që na mbajnë peng vulën e partisë. Ne jemi të sulmuar nga disa prej medieve më të mëdha të vendit që për mëkatet e qeverisë, thonë fajin e ka opozita.

Por janë këto vështirësi, të cilat kanë aktivizuar ADN-në tonë shqiptare dhe si shqiptarë ne japim forcë të përballemi të pamposhtur me çdo gjë.

Janë këto sulme që zgjojnë luanin brenda nesh dhe na japin guxim të përballemi me hienat dhe këtë e kemi provuar.

Kemi fituar dy herë, në fakt tre herë, në kushtet më të pamundura dhe ne do fitojmë përsëri.

Do fitojmë për të ardhmen e rinisë shqiptare, për demokracinë, për Shqipërinë.

Në moshën time, në një moshë që unë mendoja se kisha parë gjithçka nga jeta, më dhatë shansin për të përjetuar emocionet më të fuqishme. Më frymëzuat duke qëndruar përpara çdo sulmi që iu bë PD-së si viganë të vërtetë të interesit kombëtar.

Nuk u shitët, nuk u intimiduat, nuk u trembët, nuk u mashtruat.

Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve.

Po, ju jeni heronjtë e mi se kur Shqipëria ishte zhytur në apati nën moton ç’më duhet mua, kur regjimi mendoi se i dha opozitës goditje fatale, ju provuat se fati i Shqipërisë është në duar të sigurta.

Kemi 10 vite në opozitë, të dashur miq. Opozita është e vështirë, por është akoma më e vështirë kur zgjat 10 vite. Shumë dhimbje, padrejtësi, sakrifica keni kaluar ju.

Opozita bëhet e padurueshme kur ato institucione që supozohen të jenë me ligjin, korruptohen dhe përdoren si pushkë kundër opozitës.

Përdoren si Dumani në krye të organizatës kriminale të Skapit të partisë për amnistimin e Edi Ramës dhe kriminelëve të tij elektoralë për dosjet 339 dhe 184.

Përdoren për amnistinë e Edi Ramën dhe Erion Veliajt për vjedhjen e shekullit, djegësat, sterilizimin, portin e Durrësit, Butrintit, aferat shumëmiliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Përdoret për amnistimin e skandalit të shekullit Rama-McGonigal për të cilin dita e gjykimit po afron”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protestues

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Mbledhja e grupit në selinë e PD, Berisha: U bë realitet dëshira e…

Mbledhja e grupit në selinë e PD, Berisha: U bë realitet dëshira e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com