GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Adriatik Mema, 98 MLN lekë dhuratë për ‘Shën Valentin’ Kastratit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Adriatik Memës i ndihet zëri vetëm në kohë fushate, ndërsa në 4 vite pothuajse harrohet që është kryetari i bashkisë Skrapar.

Adriatik Memës i ndihet zëri vetëm në kohë fushate, ndërsa në 4 vite pothuajse harrohet që është kryetari i bashkisë Skrapar.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 69 000 litra naftë kërkon Bashkia Skrapar për Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike Çorovodë. Adriatik Memës i ndihet zëri vetëm në kohë fushate, ndërsa në 4 vite pothuajse harrohet që është kryetari i bashkisë Skrapar. Tani edhe ndonjë rast që kujtohet të bëjë ndonjë lëvizje, janë nga këto punët korruptive që edhe më keq e zhysin ekonominë e qytetit.

Nuk dihet se për sa makina konkretisht, nuk dihet se për sa udhëtime apo lëvizje fikse, por dihet vetëm që Memës i ka shkrepur në kokë që të blejë 69 mijë litra naftë, për të cilat do të shpenzojë 98 milionë lekë. Jemi duke folur për tenderin me objekt “Blerje Nafte për nevojat e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Skrapar për vitin 2024”, kontrata e të cilit është firmosur ditën e djeshme, si një surprizë e parakohshme për Shën Valentin.

Prandaj edhe tenderi mban ‘Flamurin e Kuq’ , por si një simbol të ngjyrës së dashurisë, por si simbol i korrupsionit.

Në dokumentet e publikuara shohim se vetëm firma 1. KASTRATI SHPK ka paraqitur ofertë, madje me të njëjtën vlerë sa fondi limit, 98 milionë lekë.  Ashtu pa garë fare, me procedura të përshpejtuara Mema ja dhuroi këtë tender Kastratit. Nuk është aspak çudi që të themi se rregullat e këtij tenderi, si edhe shumën që do jepet për të, t’i ketë përcaktuar vetë Kastrati.

Mema i Skandaleve

Epo duke qenë se i është ‘bindur’ urdhrave të Kastratit, në vend që të jetë ai që të jap urdhra, lindi dyshime që Mema mund të keëtë qenë i ngazëllyer për shkak të festës së të dashurave. Jo për gjë, por Adritatiku njihet për skandale të tilla.

Kujtojmë se, në dhjetor të vitit 2022  Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Adriatik Mema, së bashku me shoferin e tij dhe 2 policë bashkiakë, në gjendje të dehur kanë dhunuar një qytetar në një prej lokaleve të qytetit.

Ka qenë vetë qytetari i dëmtuar me inicialet V.C. që në një komunikim për emdiatr ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij nga kryetari i bashkisë.

Ai ka treguar se fillimisht është ofenduar dhe më pas është goditur nga Mema dhe punonjësit e bashkisë pa ndonjë arsye specifike.

“Ne rastisëm në të njëjtin lokal bashkë me kryetarin e Bashkisë së Çorovodës Adriatik Mema, i cili ishte i shoqëruar nga shoferi i tij dhe dy punonjës të policisë bashkiake. Të gjithë ishin në gjendje të dehur. Pa arsye kryetari nisi të më ofendojë. Më pas shoqëruesit e tij nisën të më godasin pa asnjë arsye“, ka thënë asaj kohe  qytetari i dëmtuar V.C.

Sakaq, mësohet se për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe policia e qytetit të Çorovodës, e cila duket se në rrethana të tilla bëri asgjë, pasi z.Mema është përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe vështirë se ligji mund të veprojë ndaj tij..

Kujtojmë se Adriatik Mema më herët ka mbajtur edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ku është marrë i pandehur si një nga shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën 300 të tjerë.

Epo, skandali ndjek skandalin, ndërsa SPAK nuk ndjek dot Memën.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: adriatik memacorovodeShefqet KastratiSkrapar

Lajme të lidhura

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Para
Sekuestrohet lënda narkotike, në pranga “biznesmeni” 19-vjeçar

Shkuan për të neutralizuar disa persona, plagoset efektivi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga...

Lexo më shumë
Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

07:30 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com