GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau vajzën e mitur dhe italianin, rrëzohet kërkesa e Tulant Malajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau vajzën e mitur dhe italianin, rrëzohet kërkesa e Tulant Malajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Foggia-s në Itali ka hedhur poshtë kërkesën për gjykim të shkurtuar për 43-vjeçarin shqiptar Taulant Malaj, i cili majin e kaluar vrau vajzën 16-vjeçare, Xhesika, italianin Massimo de Santis dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij, Tefta.

Gjyqtarja Francesca Mannini e cilësoi këtë kërkesë si të papranueshme. Në këtë mënyrë parashikohet që gjyqi për Malajn të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme më 22 mars.

Si i akuzuari, dhe bashkëshortja e tij, ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Me vete ishte djali i çiftit, 5 vjeç i cili ka dëshmuar të gjithë dhunën. Gruaja mbrohet nga avokati Roberto de Rossi dhe është bërë palë civile në këtë proces. Në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Massimo De Santis.

“Sot ishte një seancë e rëndësishme sepse mund të kishte ulje të paracaktuara të dënimit dhe ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Klientja ime nuk është e motivuar nga hakmarrja pavarësisht eksperiencës që përjetoi, por është e prekur nga nevoja për drejtësi. Ajo po përballet me një rrugë shumë delikate psikologjike dhe kërkon drejtësi sidomos për vrasjen e vajzës së saj, Xhesika. Nuk do të jetë një rrugë e thjeshtë procedurale, por ne jemi të vendosur”, tha avokati i shqiptares.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj të vitit të kaluar dhe tronditi opinionin publik. Viktima e parë ishte 51-vjeçari Massimo De Santis. Ai jetonte në të njëjtën ndërtesë me Malajn dhe u godit në hyrje të pallatit disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, shqiptari shkoi në apartamentin e tij, ku nisi të godiste të shoqen. Në mbrojtje të kësaj të fundit doli Xhesika, 16 vjeçare, e cila u plagos shumë rëndë dhe më vonë humbi jetën.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 5 vjeç, që siç shkruajnë mediat është ende në shok. Ngjarja ndodhi pasi Malaj dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje me italianin De Santis.

Etiketa: Kryesore1Taulant MalajVrasje

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para
Fitore e pa merituar? Stresi hedh kunja krah Lumbardhit

Fitore e pa merituar? Stresi hedh kunja krah Lumbardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com