GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dinamo ndalet pas 3 fitoreve, Skënderbeu mund Erzenin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamo ndalet pas 3 fitoreve, Skënderbeu mund Erzenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, duke i ndalur “blutë” pas tre fitoreve radhazi.

Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë në portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të bluve.

Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 71’ me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.

Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu ka mposhtur thellë 0-3 në transfertë Erzenin.  Skuadrën korçare e ndihmuan shumë dy gola të shpejtë përballë shijakasve, duke e parë veten në avantazh të dyfishtë që në minutën e 7 të duelit.

Kjo bëri që Skënderbeu të ishte më i qetë në administrimin e rezultatit, teksa u ndihmua edhe nga pritja e portierit Alia ndaj penalltisë së Kahrimanoviç. Goli i Janaqit në pjesën e dytë i vuri vulën fitores 3-0 që çon Skënderbeun vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”.

Kurse Erzeni e sheh veten përsëri në zonën e ftohtë të kampionatit dhe me një situatë që vështirëson shumë objektivin e qëndrimit të këtij ekipi në elitë për një tjetër sezon.

Klasifikimi:

Lajme të lidhura

Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n
Sport

Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n

11:59 - 08/08/26
Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin
Sport

Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin

09:19 - 08/08/26
Lëvizje surprizë te Barcelona, Ronald Araujo kalon me huazim te Liverpool
Breaking Views

Lëvizje surprizë te Barcelona, Ronald Araujo kalon me huazim te Liverpool

08:14 - 08/08/26
Para
Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Kjo rrugë na izolon

Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Kjo rrugë na izolon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta
Aktualitet

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

13:43 - 08/08/26

Kryepolici Skender Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se...

Lexo më shumë
Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën

Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën

13:15 - 08/08/26
Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri

Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri

13:06 - 08/08/26
Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

12:30 - 08/08/26
Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

12:15 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com