GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj: Sot s’ka më ndërmjet, indiferenca punon kundër Shqipërisë

09:17 - 19/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj i del kundër Bashës: Çdo justifikim për humbjen, i papranueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit si dhe deputet i Partisë Demokratike,  Agron Gjekmarkaj, thekson rëndësinë e protestës së opozitës më 20 Shkurt.

Gjekmarkaj shprehet se protesta ka një fuqi të madhe emancipuese. Ai vë në dukje se PD është partia që nuk duhet asesi të humbë krenarinë, e të qenit partia që iu solli lirinë shqiptarëve, pluralizmin, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor.

“Sot nuk ka më ndërmjet!! O me opoziten e me të ardhmen europiane o me qeverinë e të shkuaren tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kundër Shqipërisë.

Protesta nuk fillon vetëm për t’i treguar Edi Rames vendin politik që meriton , cinike ta thuash por e vertetë, ne do jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbeshtetesve të tij një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Memoria e shkurter është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin , aleancen me perendimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, perpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza, procesin e integrimit , Naton dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare.  Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd , me perkushtim ndaj PD ketij aseti kombetar,  të pamunduren e bënë të mundur kesaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në dhjetor nga protestat e studenteve ajo ringrihet në shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në voten e lire, në deshiren për ndryshim, në traditen për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes , korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit , arrogances, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar Kushtetuten.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqerisë.  Politika  shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj  i duhen njerez të lirë, elitat dhe  profesionistet e vet dhe jo rrobotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecen , me impenjimin  që interesat e qytetarve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike.

Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret. PD u deshmon  atyre që Opozita doli nga rrethimi.  Ajo  është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve  të saj.  Ne do ja heqim  një kaste që e ka shtrenguar me thonjtë e vet.

Në emer të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për emigrantë! Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi , të asaj , të busulles “ Shqiperinë si gjithë Europa” ta shnderrojmë protesten në Institucion të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament.

Sot nuk ka më ndërmjet!! O me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuaren tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kundër Shqiperisë.

Protesta nuk fillon vetëm për t’i treguar Edi Rames vendin politik që meriton , cinike ta thuash por e vertetë, ne do jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbeshtetesve të tij një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh per inat as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për  të tashmen e të ardhmen e Shqiperisë kaq te rrezikuara sot.Ne e duam Shqiperinë demokraci jo autokraci.

Etiketa: GjekmarkajKryesore1ndermjet

Lajme të lidhura

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve
Breaking Views

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha
Breaking Views

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…
Breaking Views

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26
Para
Sot dhe nesër mot me temperatura të larta, surprizon e diela

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti gjatë fundjavës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve
Breaking Views

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26

Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë. Fillimisht fjalën e kanë nisur qytetarët, të...

Lexo më shumë
Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

18:08 - 02/02/26
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com