Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.
Myzyri është marrë në pyetje nga organi i akuzës për rreth dy orë.
Në daljen e tij nga SPAK kreu i KPP ka refuzuar të japë një deklaratë për media, apo përgjigje mbi arsyet pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
Burime bëjnë me dije se ai u thirr nga SPAK mbi disa tendera të anuluar dhe konfirmuar nga KPP në lidhje me çështjen e Sterilizimit.
Discussion about this post