Bashkëpiunimi mes Bayernit dhe Thomas Tuchel do të mbyllet në fund të sezonit! Sipas mediave gjermane, pas diskutimeve që kanë pasur njerëzit e Bayernit me teknikun me përvojë, kanë vendosur ta përfundojnë atë pas mbarimit të sezonit aktual.
Siç raporton Sky Sports gjerman, të dyja palët diskutuan në një atmosferë pozitive dhe ranë dakord që të përfundojnë bashkëpunimin në fund të këtij sezoni. Tuchel pritet të vazhdojë normalisht në pankinën e bavarezëve deri në fund të sezonit dhe të kërkojë fazën tjetër të karrierës së tij më vonë. Bayerni, nga ana e tij, tashmë ka filluar të kërkojë një pasardhës.
Sipas gazetarit të “BILD”, Christian Falk, Bayerni ka katër trajnerë të ndryshëm. Xabi Alonso është ai që i pëlqen më shumë drejtuesve, megjithatë rasti i spanjollit është mjaft i vështirë pasi interesim të madh po shfaq edhe Liverpool.
Zinedine Zidane gjithashtu thuhet se është në listë. Francezi nuk ka stërvitur asnjë skuadër që nga largimi i Real Madridit, me Bayernin që po e shqyrton seriozisht rastin e tij. Në listë thuhet se është edhe Antonio Conte, me italianin që ëndërron të marrë përsipër klubin, siç theksohet në raport.
Hansi Flick ende po “luan” fuqishëm në mediat gjermane, me gjermanin që kohët e fundit është i lidhur fort me Barcelonën. Emri befasues është ai i Sebastian Hennessy-t, teknikut të Shtutgartit që vlen të përmendet është nipi i Uli Hennessy.
Discussion about this post