GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mijëra euro e paund të padeklaruara, ndalohen tre persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mijëra euro e paund të padeklaruara, ndalohen tre persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia kufitare ka ushtruar kontrolle në Rina, port të Durrësi dhe në pikat e kontrollit kufitar dhe si rezultat kanë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare.

Gjithashtu janë arrestuar 3 shtetas që ishin shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim.

Mes të arrestuarve është dhe Rigels Dacaj, 31 vjeç, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje. Ai është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në hyrje të Hanit të Hotit u ndalua shtetasja nga Kosova e shpallur në kërkim, Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Njoftim- Departamenti i Policisë Kufitare

Kontrolle dhe intervistime të detajuara në hyrje/dalje, për të ndaluar shtetasit në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht, si dhe për të goditur paligjshmëritë në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në 4 pika të kalimit:

Goditën 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave. Për to, është arrestuar 1 shtetas, janë proceduar penalisht 3 të tjerë dhe janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare;

U ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim.

 

📍Rinas

 

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së;

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave;

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: eurondalohen

Lajme të lidhura

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Para
Nuk i lejoi Garda të futen në seancë, Vokshi: Dënim politik, po na…

Nuk i lejoi Garda të futen në seancë, Vokshi: Dënim politik, po na…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton...

Lexo më shumë
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com