GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Sulejmanit, Hoxha: Nëse SPAK e kthen në të penduar, Dumani do duket si…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Sulejmanit, Hoxha: Nëse SPAK e kthen në të penduar, Dumani do duket si…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Armando Sulejmanit, të cilin e konsideron një personazh shumë të rëndësishëm të botës së krimit.

Nga studion e emisionit “Te Paekspozuart”, Hoxha tha se nëse Sulejmani, do të bashkëpunonte me SPAK, Nuredin Dumani do të dukej thjesht një “vjershë” para një romani të plotë që mund të tregonte Sulejmani.

“U paraqit si një arrestim i rastësishëm, sikur një patrullë e policisë i bëri shenjë dhe ky ndaloi. Por Sulejmani është mbajtur nën vëzhgim që pas arrestimit të ditës së shtunë në Vlorë. Janë ngjarje të lidhura bashkë.

Janë parë lëvizjet dhe kë do të takonte, sepse ka njerëz ende në kërkim në Vlorë, është menduar se mund të takojë ndonjë nga këto, janë personazhe që kanë dalë në ngjarjet me Vis Martinajn më parë. Armando Sulejmani ka qenë duke lëvizur me një automjet, me target e një Land Rover edhe pse lëvizste me një Benz. Ishte targë e dubluar dhe makinë e vjedhur. Arrestimi i tij është bërë në Durrës, qëllimi ka qenë të parandalohet një atentat i paralajmëruar në Vlorë.

Sulejmani ka qenë objektiv i disa atentateve. Ky ka arritur të shpëtojë, në atentat u vranë dy persona.

Që në atë kohë ka ndodhur përplasja mes grupit të Edison Harizaj dhe në krahun tjetër ka qenë Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati.

Edhe Muharem Koroveshi edhe Armando Sulejmani, nuk janë tipa që bashkëpunojnë. Janë personazhe të rrahur me “vajë dhe uthull”. Nëse do të thyhet një njeri si ky dhe SPAK bën këtë bashkëpunëtor, Nuredin Dumani dhe Marjus Tafani do të duken si vjershë, sepse ky është roman me disa seri. Është personazh shumë i rëndësishëm, nuk thyhet kollaj.

Janë njerëz që edhe në të kaluarën janë përballur me sistemin dhe kanë dalë nga burgu. Kjo e sotmja, kanë synuar të parandalojnë ngjarje të rëndë në qytetin e Vlorës.

Në Vlorë ka një situatë alerti të lartë. Kemi paraqitur që u gjet një depo armatimi, me mina, armë, mjete logjistike. Janë kapur sasi të mëdha eksplozivi dhe të gjithë këto elementë, nëse nuk i bashkon duken si ngjarje rutinë.

Që ta kapë një patrullë e zakonshme Armando Sulejmanin, nuk bën vaki kjo punë”, tha Hoxha.

Etiketa: DumaniHoxhasulejmani

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
“300 mijë euro për ‘kokën’ e Hajrullas”/ Gazetari: Shkodrani ka treguar edhe për sulmin ndaj Top Channel

“300 mijë euro për ‘kokën’ e Hajrullas”/ Gazetari: Shkodrani ka treguar edhe për sulmin ndaj Top Channel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com