GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beu i Belshit, Arif Tafani harxhon 100 MLN lekë për naftën e makinës dhe servisin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku i Belshit,  Arif Tafani, e ka nisur këtë vit me shpenzime për vete dhe stafin e tij. Pasi buxheti i ri u mbushi arkat, kryetarët e bashkive të vogla po nxitojnë t’i ndajnë me shpejtësi

Kryebashkiaku i Belshit,  Arif Tafani, e ka nisur këtë vit me shpenzime për vete dhe stafin e tij. Pasi buxheti i ri u mbushi arkat, kryetarët e bashkive të vogla po nxitojnë t’i ndajnë me shpejtësi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Belshit,  Arif Tafani, e ka nisur këtë vit me shpenzime për vete dhe stafin e tij. Pasi buxheti i ri u mbushi arkat, kryetarët e bashkive të vogla po nxitojnë t’i ndajnë me shpejtësi duke përdorur tendera fiktiv. Kështu, ka bërë edhe Tafani, i cili së pari, ka garantuar të furnizohen makinat e administratës së bashkisë.

Tenderi i parë ka si objekt “Blerje Gazoil për nevojat e institucionit për vitin 2024” dhe është zhvilluar ditën e djeshme. Sipas dokumenteve të publikuara, Tafani do të sigurojë naftë për makinat për gjithë vitin 2024. Çfarë bëjnë? Ku lëvizin kaq shumë makinat e bashkisë së Belshit dhe e kryetarit Tafani, që porosit 80 milionë lekë karburant?

Për më tepër, ky tender është vlerësuar me ‘Flamurin e Kuq’ Open Data Albania që ka evidentuar se kryetari ka firmosur kontratën pa zhvilluar një garë siç e kërkon ligji mbiu prokurimet.  Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Në dokumentet tenderit përshkruhet që firma “VELLEZERIT FERHATI” SHPK ka qenë e vetmja që ka paraqitur një ofertë dhe brenda pak ditësh mori kontratën. Oferta e kësaj firme dukej se ishte përcaktuese për fondin limit të këtij tenderi, gjithashtu është edhe një fakt shtesë që tregon se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Nuk e dimë si e argumenton Tafani blerjen e naftës pa garë? Ndërkaq, kryebashkiaku nuk di të ndalet. Në të njëjtën ditë Tafani ka mbyllur edhe kontratën për tenderin me objekt ‘Shpenzime për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve’. Pra, pasi i furnizoi me naftë, Tafani mendon t’u ndryshojë gomat, pasqyrat, t’i lyejë, t’u ndërrojë vajin e të tjera shërbime për makinat.

Edhe ky tender është i skuqur nga shkelje, sepse sërish kemi të bëjmë me mungesë konkurrence. Oferta e vetme në këtë prokurim është paraqitur nga Erion Sina, si person fizik. Për këtë rast, por edhe për rastin më sipër, ligji kërkon që tenderi të anulohet. Epo, Tafani e kishte ndarë mendjen që këto shërbime i duheshin sa më shpejt, prandaj në pak ditë hapi garën, zhvilloi procedurat dhe shpalli fituesin duke i dhënë 20 milionë lekë.

Për të udhëtuar në komoditet dhe siguri të plotë, “Beu” i Belshit hoqi në një ditë, me procedurë në shkelje të ligjit, 100 milionë lekë që janë vjelur nga taksat e qytetarëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBelshred flagtafanitender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
VIDEO/Mbi 21 orë zgjati sfida e rezistencës, kush fitoi 3 mijë euro?

VIDEO/Mbi 21 orë zgjati sfida e rezistencës, kush fitoi 3 mijë euro?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet