GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për fletushka dhe lapsa, Karakaçi i OSHEE gostit motrën e Vilma Nushit me 603 MLN lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për fletushka dhe lapsa, Karakaçi i OSHEE gostit motrën e Vilma Nushit me 603 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi, po ia kalon paraardhësit Adrian Çela, në shpërdorimin e parave të OSHEE-së. Karakaçi nuk mendon që korporata është zhytur në borxhe, por bën rrush e kumbulla paratë duke gostitur oligarkët. Këtë herë, drejtuesi i OSHEE do të shpenzojë për të blerë letra, lapsa, dhe materiale të tjera kancelarie.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-78398-08-28-2023 dhe me objekt “Blerje kancelari për nevojat e OSHEE Group sh.a, OSSH sh.a, FSHU sh.a, FTL sh.a për një vit”. Fondi limit i tenderit është caktuar në vlerën 59,032,679 lekë të reja (pa TVSH). Pra, në kulmin e dixhitalizimit, ky drejtor vazhdon blen letër si në epokën e Gutenbergut.

Sigurisht janë shpenzime të mëdha për të siguruar këto materiale kancelarie. Dhe menjëherë lind pyetja pse po shpenzon kaq shumë OSHEE për këto gjëra?

Sakaq, po të shqyrtojmë dokumentet e tenderit vërejmë se ka një sërë shkeljesh dhe e gjithë vorbulla është thurur për të mbushur arkën e një oligarku.

Vihet re se kanë marrë pjesë në tender vetëm tre firma. Nga këto, fituese është shpallur kompania që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për “Interlogistic” në pronësi të Edmond Hidos, Endrit Hidos, Besnik Nushit dhe Erjon Nushit. Firma e kunatit të Vilma Nushit ka ofruar 52,074,014 lekë të reja (pa TVSH) ose gati 603 milionë lekë (me TVSH).

Aferat e Vilma Nushit

Vilma Nushi njihet si oligarkja e Check-up. Kujtojmë se në vitin 2022 pas marrjes në pyetje të Ilir Beqjes nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe pas thirrjes së tretë të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë të LSI, Klodian Rrjepaj, SPAK ka futur në hetim të thelluar dhe biznesmenen Vilma Nushi.

Asaj kohe ajo u paraqit në zyrat e SPAK, për të dhënë sqarime në kuadër të hetimit, si përfituese e PPP “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro, ku del e përfshirë ne këtë super korrupsion, sipas dëshmisë së ish-zv/ministrit Klodian Rrjepaj.

Oligarkja e Shëndetësisë, Vilma Nushi, rezulton se është ideatore dhe bashkëpunëtore me Ilir Beqjen, që kanë sajuar e realizuar këtë koncesion, me objekt përvetësimin e taksave publike, i cili fillimisht ishte 90 milionë Euro, ndërsa pas 1 viti, kontrata u bë 130 milionë Euro.

Sipas lëndës hetimore që ka bërë gati SPAK, është konstatuar se Vilma Nushi ka përfituar koncesionin me dokumente false, të pranuara dhe miratuara si gjoja “të rregullta”, nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Po ashtu, SPAK ka konstatuar se Vilma Nushi, ka përfituar mjediset dhe energjinë elektrike e ujë falas te qendrat shëndetësore publike, ku kryhen kontrollet mjekësore.

Këto, Vilma i ka pasqyruar në bilancet tatimore për të rritur kostot fiktivisht, sikur paguan qira vjetore zyrash, energji e ujë te Ministria e Shëndetësisë, në OSHEE e ujësjellës, kur faktikisht këto i paguan shteti.

Mashtrimin e vjedhjes me PPP “Check-up”, Vilma e ka bërë duke falsifikuar numrin e kontrolleve mjekësore, të cilat sipas KLSH, rezultojnë të jenë kryer në masën 40%-50% të numrit total që përcakton kontrata koncesionare dhe, sipas llogarisë, vjedhja është afro 7 milionë Euro me TVSH në vit.

Një tjetër pistë hetimi, SPAK ka dhe shitjen e koncesionit “Check-up” për 300 mijë Euro, nga 130 milionë Euro që është vlera e kontratës, duke ia dhënë një shtetasi anglez për të humbur gjurmët, i cili është burri i mbesës së Vilma Nushit (vajzës së motrës).

Por duket se hetimet e SPAK nu kanë ndikuar aspak në aktivitetin e zakonshëm të Nushit me drejtorët e kompanive shtetërore, si në rastin e Karakaçit, duke përfituar fonde në mënyrë të padrejtë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: karakacitenderVilma Nushi

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Dy vite nga sulmi rus, ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Mirënjohje…

Dy vite nga sulmi rus, ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Mirënjohje…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş