Ditën e sotme u hodh shorti i Europa League që vendosi përballë Napolin dhe Barcelonën, në një sfidë që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat.
Për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, Napoli është një rival i nivelit të Champions League dhe për katalanasit do të jetë e vështirë.
“Vështirë, kemi pasur një short të pafavorshëm. Është një rival i nivelit të Champions, i vështirë. Është pothuajse një homazh për Maradonën. Ne do të duhet të konkurrojmë. Do të na kushtojë, natyrisht, por do të duhet të konkurrojmë”, tha Xavi në konferencën para ndeshjes me Boc Junior, në nder të Diego Maradonës.
Discussion about this post