GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 411 MLN lekë për mobilje, Eliona Demaliaj porosit karrige të posaçme për veten

14:10 - 26/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Eliona Demaliaj, drejtoresha e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ fut në të njëjtin tender mobiliet e zyrës së saj dhe pajisjet mjekësore.

Eliona Demaliaj, drejtoresha e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ fut në të njëjtin tender mobiliet e zyrës së saj dhe pajisjet mjekësore.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eliona Demaliaj, drejtoresha e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ fut në të njëjtin tender mobiliet e zyrës së saj dhe pajisjet mjekësore. Kjo është bërë shkak për ta ndarë prokurimin në disa lote, por jo për t’i vënë gërshërën për ta shkurtuar fondin e madh që po hidhet këto ditë për poltrona e tavolina për zyrat e drejtuesve.

Drejtoresha mund të justifikojë këtë blerje me rikonstrukturimin e një pjese të godinës, por luksi i tepruar që kërkon për zyrat e drejtuesve është i pajustifikueshëm.

Në fakt, Demaliaj bën kërkesën dhe tenderin e organizon  Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë” më datë  12 janar 2024.

Sipas kësaj, Agjencie që merr urdhra nga ministri Taulant Balla, kontrata me fituesin duhej nënshkruar më datë 12 shkurt 2024. Mirëpo prokurimi ka pasur probleme dhe është denoncuar. Në datën 22 janar 2024, në formë shkresore, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa e operatorit ekonomik “KLAME” SHPK.

Firma pretendon se AK ka përfshirë në listën e mallrave edhe pajisje të cilat kanë karakter mjekësor dhe nuk mund sigurohen përmes një tenderi ku objektivi është blerje mobiliesh.

“Ne lidhje me këto zëra, KSHA pasi ju referua përshkrimit teknik ne DST, konstatoi se disa zëra si Karrocë për shërbime emergjente( me pajisje për shërbim reanimacioni nga doreza latexe deri debrifilator), Karrocë e lëvizshme (për transport materialesh mjekësorë), Dollap me plumb për lëndë radioaktive, Karrocë me rrota për pajisje sterile dhe Dollap me plumb për lënde radioktive, kanë qartësisht një funksion mjekësor dhe ato mund te klasifikohen si “Pajisje mjekësore, farmaceutike dhe produkte të kujdesit personal”.

 Për ketë arsye kjo pjesë e ankesës eshtë e drejtë, pasi këto zëra të objektit të prokurimit nuk kanë lidhje me pajisje mobilimi për zyra dhe ambiente të tjera. Në këto rrethana operatori ekonomik mund të ketë vështirësi për t’i furnizuar ato nëse nuk eshtë i angazhuar në tregtinë e pajisjeve mjekësore. Në konkluzion të këtij shqyrtimi, vlerësojmë, se Njësia e prokurimit duhet të rishikoje procedurën e prokurimit për “Spitalin Geraldine” dhe ndarjen me lote të objektit të prokurimit, respektivisht me disa lote”, thuhet në ankesë.

Këtu ankimuesi pretendon se futja e pajisjeve të tjera që nuk lidhen me objektivin kanë rritur vlerën e fondit limit dhe gjithashtu janë hartuar sipas kërkesave të ndonjë operatori të posaçëm.

Pas kësaj ankese, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka kthyer një përgjigje të shpejtë, duke thënë se do ta ndajë në dy lote këtë projekt. Por, KPP sërish ka tërhequr vëmendje duke thënë se AK nuk ka shqyrtuar si duhet këtë çështje dhe rekomandon që kjo procedurë të ndahet me katër lote kur për secilin të zhvillohet garë më vete e drejtë.

“Komisioni i Prokurimit Publik thekson, se ndarja ose jo, e një kontrate në lote, është një vendim i rëndësishëm që autoriteti kontraktor merr gjatë procesit paraprak të prokurimit, pasi ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi. Kjo bëhet duke mbajtur në konsideratë elemente të tilla si: tregu, konkurrenca e mundshme, vlera e prokurimit, kostot e ekzekutimit të kontratës dhe vështirësia teknike lidhur me ndarjen në lote etj., dhe veçanërisht faktin nëse objekti i kontratës është një punë/shërbim/mall, për të cilin ofertuesit janë të paktë”, thuhet në dokument.

Prandaj, në përfundim pranon ankesën e firmës KLAME” SHPK dhe i kërkon Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara që të zhvillojë sipas ligjit këtë procedurë.

 

Fond limit 41,171,800.00 lekë pa TVSH është llogaritur për mobilimin e Maternitetit dhe blerjen e disa pajisjeve me funksion mjekësor.

Krahas mobiljeve të nevojshme për dhomat e pacientëve, bien në sy blerje të shtrenjta që drejtoresha ka kërkuar për komoditetin e saj.

Kështu janë porositur dy copë karrige për rangun drejtues dhe 53 karrige jo statike me krahë mbështetës; dy copë poltrona statik për tavolinë mbledhje; 10 copë poltron pritje njëvendësh dhe dyvendësh; Tavolinë zyre mesi; Tavolinë mbledhje rang drejtuesi, 12 persona; 7 televizorë LCD 32”;  5 copë kolltukë me hapje (behet shtrat tek) etj.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimDenoncimeliona demaliajpasije zyretender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Sekuestrohet lënda narkotike, në pranga “biznesmeni” 19-vjeçar

Tentoi të korruptonte policin rrugore, e pëson i riu në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com