GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e Soros me Shqipërinë, u shfaq si padron…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e Soros me Shqipërinë, u shfaq si padron…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një tjetër thirrje Kongresit amerikan që të hetojë lidhjet e Alex Soros me Shqipërinë. E ndërsa një ditë më parë i bëri thirrje Kongresit që të ndalojë me ligj veprimtarinë e Soros në Europë dhe Ballkan, Berisha u shpreh sot se mandati i Aleksis Soros buron vetëm nga korrupsioni.

Referuar dy takimeve që u mbajtën në Tiranë, brenda 24 orëve të fundit, i pari për Ukrahinën dhe tjetri për raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE, Berisha u shpreh se Aleks Soros u shfaq si padron i vërtetë i tyre, superministri i jashtëm i Ballkanit Perëndimor.

Dhe në këtë kuadër, Berisha shtroi pyetjen: cili është mandati i Aleksis Soros, që qëndron si padron i samiteve të rajonit?

“Çfarë përfaqëson mandati i tij? SHBA? Jo dhe jo? SHBA përfaqësohen nga qeveria e këtij vendi.

Ndonjë qeveri evropiane? Jo dhe jo. Ata kanë përfaqësuesit e tyre?

Ndonjë organizatë ndërkombëtare? Asnjë prej tyre. Ata kanë mënyrën e tyre të ndërtimit dhe të përfaqësimit.

Më thoni atëherë, a patë ju aty ndonjë tjetër njeri që nuk përfaqëson mandat përveç atij?

Asnjë.

Atëherë nga vjen mandati i tij? Qytetare dhe qyetarë shqiptarë, mandati i tij vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni.

Aleksis Soros dhe i ati i tij janë promotorë kryesorë të korrupsionit politik, që blejnë politikanë me qese parash.

Thirrja ime për Kongresin e SHBA, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson Aleksis Soros.

Thirrja ime për Parlamentin Europian, për Komisionin Europian, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe rajonin.

Nga buron mandati i tij? Si ka mundësi?

Pse i shtroj unë këto? I shtroj këto se pa një mandat ai nuk mund të jetë kurrë në një samit.

I shtroj se ai është faktuar një mbështetës pa kushte i Edi Ramës.

I shtroj këto se lidhjet e tij me Shqipërinë flitet se janë nga më të pistat në botë.

Sepse demokracia në këtë vend po vuan për shkak të mbrojtjes së i bën brenda në Shqipëri dhe jashtë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatës së tyre kriminale”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1soros

Lajme të lidhura

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Para
Berisha: Shqipëria, Tunizia e Ballkanit. Ja pse 6 mld euro të BE janë “mollë e ndaluar” për shqiptarët

Berisha: Shqipëria, Tunizia e Ballkanit. Ja pse 6 mld euro të BE janë "mollë e ndaluar" për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com