Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën, pasi ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, ku 29-vjeçari, Jurgen Duka, është vrarë pas një sherri banal me një person tjetër. Sakaq, bëhet me dije se i riu u dërgua menjëherë në spitalin Ushtarak, por nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.
Deri më tani policia njofton se nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe autori nuk është kapur ende. Por, po merret në pyetje shoku i viktimës, i cili raportohet se ka qenë me të në momentin që ndodhi ngjarja. Sakaq dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Discussion about this post