GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pranohet kërkesa e Alda Klosit dhe pastrueses për gjykim të shkurtuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Pranohet kërkesa e Alda Klosit dhe pastrueses për gjykim të shkurtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar.

Në datë 19 mars, Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Arrestimi i ish-zyrtares së lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e kaluar policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.

Klosi deklaroi në polici më vonë se në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive, në çastin e vjedhjes.

Ndërkohë, policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punote si pastruese dhe Havierin ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës. Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë por kur rivizitoi banesën, gjeti 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë në shtëpinë e Klosit.

Etiketa: Klosipastruese

Lajme të lidhura

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës
Aktualitet

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
Para
Baza ajrore në Kuçovë, Berisha: Mbështesim pa rezerva NATO-n

Baza ajrore në Kuçovë, Berisha: Mbështesim pa rezerva NATO-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në Tiranë, me fokus automjetet luksoze, mjetet e blinduara dhe...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com