GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Lufta” në rrjetet sociale/ Kush nga banorët e BB VIP3 ka më shumë ndjekës dhe kush ble…

15:59 - 09/03/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lufta” në rrjetet sociale/ Kush nga banorët e BB VIP3 ka më shumë ndjekës dhe kush ble…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konkurentët e BB VIP3 nuk janë në një garë mes tyre për fitimin e çmimit të madh, por gjithashtu mes tyre zhvillohet një “luftë” në rrjetet sociale.

Po cilët nga banorët kanë më shumë trafik në Instagram dhe kush ble më shumë ndjekës?

Jul Deda, është banori që është rritur me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 444 në 445 mijë. Në lojë, shpesh Juli është pikëtuar si një ndër faktorët e këtij sezoni, ndaj edhe jashtë audienca për të shkon vetëm në rritje.

Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1.2K ndjekës, duke shkuar në 47.5 mijë. Kujtojmë që kur ajo nisi rrugëtimin e saj në “Big Brother”, Ledjona kishte një “Instagram” shumë herë më pak publik se ky që ka sot, megjithatë loja e saj në këtë “reality”, ia ka dalë që ta faktorizojë si një ndër personazhet që më së shumti pëson rritje në adresën e saj personale.

Bardhi është rritur me plot 12 mijë, duke shkuar nga 300 në 312 mijë ndjekës. Duket se dalja e Sarës dhe historia e tyre e dashurisë është “non stop” në qendër të vëmendjes. Ndaj edhe shifrat në “Instagram”-in e tij, kanë “kërcyer” këtë javë, ku pas daljes së partneres së tij, duket se ka korrur edhe fansat e saj në këtë lojë.

Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 3.3 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 17 mijë ndjekës më tepër. Një shifër kjo tepër e lartë për Meritonin. Si një prej emrave më të njohur të “showbizz”-it, sidomos në Kosovë, Meritoni gjithnjë ka pasur një vëmendje të madhe. Por, duket se shifra prej 17 K më shumë është interpretuar edhe si një mundësi se në fakt ndjekësit e tij janë të blerë.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje, teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 111 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 2K dhe tani numëron 324 mijë. Romeo është një ndër personazhet që ka fituar më shumë ndjekës në rrjetet e tij sociale. Që prej nisjes së kësaj aventure, aktori është konsideruar si një pretendent për ta fituar dhe fansat e shumtë që ka në rrjetet sociale e tregojnë më së miri mbështetjen e tyre me shifrat që vetëm vijojnë të rriten. Pavarësisht se sa i përket raportit në çift, tashmë dyshja duket gjithnjë e më larg njëri-tjetrit.

Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kjo e fundit ka shtuar 1 mijë, ndërsa Roza nuk ka ndryshuar duke numëruar sërish 827K. Roza është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të forta që ka ndezur në shtëpi. Ka patur javë, që ajo ka qenë edhe konkurrentja me rritjen më të madhe në “Instagram”. Por, duket se ndodhitë e fundit në shtëpi nuk e kanë ndihmuar aspak që të rritet edhe në rrjetet sociale.

Krejt ndryshe nga Rikja, që javë pas jave, ndonëse me shifra të vogla, ia ka dalë që të ketë një kurbë më konstante sa i përket shifrave në adresën e saj personale.

Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 249 në 252 mijë. Kujtojmë se Erjola u rifut në shtëpinë e “Big Brother”, pasi kishte një biletë kthimi. Që atëherë, loja e saj ka ndryshuar, duke sjellë edhe ndjekës të ri në rrjetet sociale.

Sa i përket tre prej banorëve që janë futur së fundmi në shtëpi, Julia, Sara Karaj dhe Silvi, ata kanë fituar përkatësisht: Julia 1545 mijë, Sara 10 mijë, ndërsa Silvi nuk ka ndryshuar. Ajo që na bie në sy është pikërisht rritja e madhe që Sara ka në “Instagram”- in e saj. Nëse i hedhim një sy lojës së saj, Sara është ndër banoret që më së shumti ka qëndruar e tërhequr nga debatet, duke qenë ndër banoret më të qeta. Por shifrat në “Instagram”, kaq të fryra nuk tregojnë realitetin e lojës, duke na bërë të mendojmë që edhe Sara, ka nisur të shtojë ndjekësit e saj, duke i blerë.

Etiketa: banoreBBVIP3Intagram

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Përfitonte para duke mashtruar, arrestohet ‘hakeri’ vlonjat

Me kallashnikov në autobus, arrestohen dy të rinjtë (Emrat+FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com