GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa bashkëpunon me ndërtuesin e akuzuar për mashtrim, i fal 60 MLN lekë pa garë

15:40 - 12/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eriselda Sefa bashkëpunon me ndërtuesin e akuzuar për mashtrim, i fal 60 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, që kur ka ardhur në krye të Bashkisë Lushnje merret me propagandë për rregullimin e  rrugëve, por në fakt janë vetëm premtime që zgjasin pa fund. Kësaj zvarritjeje i shtohet fakti se kontratat e prokuruara skuqin nga shkeljet.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mur me pilota në rrugën Vëllezërit Frashëri”. Sipas preventivit do të bëhen gërmime dhe më pas futja e shufrave dhe betonizimi në një pjesë të rrugës, që kur të bëhet rikonstruksioni i saj, të mos rrezikohet shembja, pasi ngjitur ndodhen disa shtëpi.

Garë për këtë tender Sefa ka hapur edhe në vitin 2022 me një vlerë 50 milionë lekë, por asaj kohe nuk u vazhdua me procedura pasi asnjë kompani nuk shfaqi interes.

Por tani dy vitesh, përveçse kontratës i janë shtuar 10 milionë lekë, shohim që kryebashkiakja ia ka dhuruar fondin një kompanie pa zhvilluar garë sipas ligjit.

Për këtë tender me vlerë 60 milionë lekë janë paraqitur 3 oferta, por 2 prej tyre janë skualifikuar nga gara qysh në fazën e parë, ndërsa shqyrtimin final, mbi tryezën e kryetares mbeti vetëm oferta e firmës   Aida Construction, në pronësi të Andon dhe Aida Kristos.

Propozimi i tyre ishte një nga më të shtrenjtit dhe nuk u përballë me asnjë konkurrent, por Sefa vendosi ta lidhte kontratën. Për këtë tender pati edhe një ankesë. Prandaj kjo kontratë ka marrë  “Flamurin e Kuq” nga Open Data dhe është një kambanë alarmi e shtuar për shpërdorimin që po iu bën Sefa fondeve për infrastrukturën.

Në fakt firma fituese është e njohur për tenderët që merr në rrethin e Lushnjës, pasi në çdo garë që futet shpallet fituese edhe pse shpesh nuk kryen as punën që i kërkohet në kontratë dhe për të cilën merr paratë nga taksat e qytetarëve.

Një rast i tillë është denoncuar nga deputeti Erion Brace në shtatorin e vitit që lamë pas.

Braçe ka denoncuar ndërtuesit e godinës së re të Bashkisë së Divjakës, për të cilën thotë se është thjesht një tmerr në fasadë, në ajrim e gjithçka tjetër.

Sipas tij, Bert Yzeiraj, Fred Ibrahimi, Andon Kristo dhe Skënder Çela shkatërruan një projekt fantastik, teksa shton se asnjë tjetër nuk ka guxuar të tallet kaq shumë me një vepër publike.

Kështu, Andon Kristo do të vazhdojë të përfitojë kontrata të tjera pa u ndjerë si nga Bashkia Divjakë edhe nga Bashkia Lushnjë, sepse kryebashkiakët kanë nevojë për “bashkëpunimin” e tyre.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimandon kristoEriselda Sefarrugetender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
FOTO/ U akuzua se ka bërë buzët, reagon Besi: Kam bërë….

FOTO/ U akuzua se ka bërë buzët, reagon Besi: Kam bërë….

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com