GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”, reagon Rama

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”, reagon Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që tragjedia e 21 janarit 2011, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Duke theksuar se vendimi kthen shpresën tek shqiptarët, Rama thotë se ndihet krenar që Partia Socialiste dha kontribut në shembjen e pallatit të vjetër të drejtësisë përmes reformës në këtë sektor.

Reagimi

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë. Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë. Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jon të e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët.

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit
Aktualitet

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26
Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:46 - 24/09/26
Para
Arrestohen sërish Andrew Tate dhe vëllai i tij

Arrestohen sërish Andrew Tate dhe vëllai i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën
Sport

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

22:46 - 24/09/26

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com