GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Flamur Golemi i beson ushqimet e Azilit të dënuarit për korrupsion, denoncohet tenderi 80 MLN lekë

13:22 - 13/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Flamur Golemi i beson ushqimet e Azilit të dënuarit për korrupsion, denoncohet tenderi 80 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimi me fondet e ushqimeve për çerdhet, azilet, konviktet apo institucionet e tjera sociale, janë pjesë e një sistemi të centralizuar pavarësisht se në cilën bashki bëhet prokurimi. Këtë herë firmën e abuzimit me ushqimet e ka hedhur kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Flamur Golemi rrezikon shëndetin e banorëve të Azilit

Më datë 15 shkurt 2024, Golemi ka njoftuar garën për tenderin me objekt “Blerje ushqimesh” për shtëpinë e të moshuarve Gjirokastër. Me këtë tender do të furnizohen perime, fruta, bulmet dhe pije për 12 muaj. Për herë të parë duket që Golemi ka bërë një listë të rregull ushqimesh dhe ka zhvilluar të paktën formalisht një garë dhe më pas ka firmosur kontratën me firmën M.C.CATERING SHPK.

Gjithsesi, është shumë e bukur për të qenë e vërtetë! Kryebashkiaku i Gjirokastrës është pjesë e listës së madhe me drejtues të bashkive në vend që i japin fondin e ushqimeve kësaj kompanie. A është bërë pazar për të përfituar kompania këto 80 milionë lekë?

Së pari, dyshimet ngrihen pas denoncimit që është bërë në Komisionin e Prokurimeve Publike më datë 3 mars 2024 nga firma “4 S” SHPK. Në ankesë pretendohet se firma fituese nuk përmbush kriteret e këtij prokurimi.

Sipas ankimuesit, kompania fituese M.C.CATERING SHPK nuk ka paraqitur dokumentet ku të vërtetojë që posedon dhoma figoriferike të dezinfektuara dhe me certifikatë për higjienën. Gjithashtu, nuk posedon thertore dhe furrë buke në pronësi ( apo me qira) që të jetë e pajisur me të gjitha certifikatat që kërkohen në këtë tender.

Në këtë pikë i mbetet KPP që të hetojë dhe të veprojë sa më parë, sepse nëse këto pretendime qëndrojnë, Golemi ka vënë në rrezik shëndetin e të moshuarve.

Monopol i ngritur me ndihmën e kryetarëve të bashkive 

Së dyti, duke parë se sa shumë kontrata janë përfituar dhe i ka detyrim aktualisht kjo kompani, na lind pyetja: A janë fiktive të dhënat për kapacitetin e saj? Vini re, M.C CATERING aktualisht ka 10 kontrata me institucionet, që kanë nisur pas muajit mars 2023. Kështu, firma ka fituar tenderin me afat 1 vjeçar në Bashkinë Librazhd firmosur më 30 prill 2023, “Furnizim me ushqime”; në Bashkinë Kamëz “Blerje fruta zarzavate” firmosur më 12 maj 2023, kohëzgjatja e kontratës 12 muaj; Me bashkinë Kamëz ka firmosur në të njëjtën datë kontratën “Blerje mish viçi, mish pule, vezë” me afat 1 vit; Me këtë bashki, po ashtu vazhdon kontrata për ”Blerje bukë integrale + bukë thekre” firmosur në 01-06-2023, kohëzgjatja e kontratës 12 muaj; Më 5 qershor 2023 ka nisur kontrata me afat 1 vit, “Blerje ushqime për kopshtin dhe çerdhen, për nevoja të Bashkisë Shijak”; Më 13 korrik 2023 ka nisur detyrimi sipas kontratës së përfituar nga bashkia Krujë “Blerje ushqime me origjine joshtazore” me afat 1 vit ( pra deri në korrik 2024); Me të njëjtën bashki dhe në të njëjtën datë është lidhur kontrata e furnizimit për një vit “Blerje ushqime me origjine shtazore”; Më 15 janar 2024 ka lidhur kontratën 1 -vjeçare për objekt “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024” me bashkinë Tiranë; në fund vjen qershia mbi tortë, në 4 mars 2024, paralelisht me tenderin e Flamur Golemit, kjo kompani ka fituar tenderin e Bashkisë Librazhd “Blerje ushqime për kopshtin dhe çerdhen” me afat 11 muaj.

Më e pakta që duhet të bënte kryetari Golemi do të ishte skualifikimi i kësaj firme për arsye se i ka mjetet dhe punonjësit të angazhuar me një kontratë në një tjetër institucion publik.

Këtu kemi edhe një nënvizim që duhet t’i shërbejë KLSH dhe SPAK, nëse do ta hulumtojnë këtë tender: Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka bërë detyrën që të ndërhynte dhe anulonte këtë tender për arsyen e mësipërme.

Kush është pronari i MC CATERING?    

Kujtojmë se firma M.C.CATERING SHPK njihet për abuzimet në këto lloj tenderash. Themeluesi i saj Njazi Prençi ka krijuar monopol për furnizimin me ushqime në të gjitha njësitë vendore. Në çdo tender që zhvillojnë bashkitë për të blerë ushqime shpesh fituesi, në shkelje të ligjit, është shpallur kjo kompani. Të dhënat nga thesari tregojnë që në katër vitet e fundit kjo firmë ka përfituar 5.3 milionë euro përmes kontratave që ka lidhur me bashki të ndryshme.

Në fakt kjo është vetëm një nga kompanitë e tij që tashmë e ka regjistruar në emër të djalit Gentian Prençi, por Njaziu gëzon 3 firma në të cilat ka përfshirë të gjithë anëtarët e familjes; Regli shpk , Mc Catering dhe Eglenti shpk .

Pronar i Regli shpk është vetë Njaziu, i dënuar nga gjykata për korrupsion me tenderat duke korruptuar funksionarët publikë.

Njazi Prençi është dënuar në vitin 2018 me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve me një tender me vlerë 200 milionë lekë, me ish kryetarin e Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha.

Pronarë në letra të kompanisë Mc Catering shpk, Njaziu ka vendosur të birin, Gentjan Preçin. Pronare të kompanisë Eglenti shpk ka vendosur të bijën, Eglantina Prençin. Llogaritë e parave menaxhohen nga bashkëshortja e Njazi Prençit.

Tenderat janë marrë me letra false, pasi tre kompanitë paraqesin numër punëtorësh dhe kapacitete teknike të rreme, pasi i njëjti punëtor rezulton në të tre kompanitë familjare. Skandali është konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por pushtetarët e korruptuar bashkëpunojnë me familjen Prençi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimfamiljaFlamur Golemii denuari per korrupsionkompaninjazi prencishtepia e te moshuarveVlore

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Bardhi: S’ka marrëveshje me Ramën por dialog, ai të numërojë hapat…

Bardhi: S'ka marrëveshje me Ramën por dialog, ai të numërojë hapat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com