GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ankohet deputetja shqiptare: Si mund të ndaloni mbajtjen e shamisë në parlament?

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankohet deputetja shqiptare: Si mund të ndaloni mbajtjen e shamisë në parlament?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, nëpërmjet një fjalimi në seancë të Kuvendit ka kërkuar të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit në Kosovë, i cili ndalon bartjen e shamisë në hapësira shkollore. Deputetja Balje, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, në fjalën e saj tha se udhëzimi administrativ i ministrisë, në fuqi që nga viti 2014, është kundër të gjitha rregullave dhe se është “e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti”. Sipas deputetes, detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “i privon gratë muslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.

Ajo tha se është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.

“Nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave muslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes modeste, mbajtjes së shamisë. Shteti, pra, mund të zbatojë kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me ligj, me kusht që ekziston një qëllim legjitim për kufizimin në fjalë dhe që masat kufizuese të jenë proporcionale”, tha Balje. Ajo konstatoi në fjalën e saj se udhëzimi i ministrisë i miratuar në qershor të vitit 2014 është i paligjshëm, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti. Shteti nuk e shkel detyrimin e tij të neutralitetit fetar, nëse lejon mbajtjen e shamisë”, shtoi Balje.

Etiketa: deputetjaduda baljeShqiptare

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
COVID-19 në vend, ulet numri i viktimave dhe rriten infektimet në 24 orët e fundit

COVID-19 në vend, ulet numri i viktimave dhe rriten infektimet në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com