GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i Lefter Kokës, Tabaku: T’i shkohet deri në fund, korrupsioni po vret Shqipërinë

19:02 - 14/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Lefter Kokës, Tabaku: T’i shkohet deri në fund, korrupsioni po vret Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë një tjetër reagim lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shprehet se korrupsioni është një kancer që po vret Shqipërinë, teksa thekson se tre vite më parë ka thirrur në interpelancë ish-ministrin Gjiknuri për këtë çështje, që sipas saj pak kush e besonte se pas saj fshihej një nga aferat më korruptive të Shqipërisë.


“Korrupsioni një kancer që po vret Shqipërinë!
Tre vite më parë kur ftova në interpelancë ish-ministrin Gjiknuri për çështjen e inceneratorëve pakkush besonte se pas saj fshihej një nga aferat më korruptive të Shqipërisë. Tre inceneratorë të dhënë në mënyrë abuzive dhe kriminale dogjën paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ndër të tjera shndërruan qytetet nga Tirana në Fier a nga Elbasani në Durrës qytete që mbyten nga plehrat dhe politikanë që pasurohen nga korrupsioni inceneratorëve.”

Sipas Tabakut arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka është provë që dëshmon këtë aferë korruptive me inceneratorët, por sipas saj janë paraqitur mjaftueshëm prova që implikojnë në këtë aferë dhe persona të tjerë si nga ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknurin, Mirel Mërtirin me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
“Korrupsioni, shprehej në takimin e këtij viti për demokracinë sekretarja e Thesarit Yellen, është transforimi i pushtetit në para të pista apo paratë e pista në pushtet. Arrestimi i ish ministrit Koka është një provë për korrupsionin në aferën e inceneratorëve.
Por ndonëse një arrestim për t’u përshëndetur ai nuk është i vetëm në këtë akt korruptiv. Nga viti 2018 e deri më tani janë paraqitur prova dhe fakte kompromentuese që nisin që nga ish ministri i Financave dhe Ekonomisë e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Prova dhe fakte që lidhin edhe Mirel Mërtirin me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.”

Tabaku shton se institucionet kanë heshtur ndaj kësaj çështjeje duke mos ndjekur procedurat ligjore por kërkesat e Mirel Mërtirit.


“Për të gjitha këto prova dhe fakte ne kemi ngritur një Komision Hetimor që po heton çështjen e inceneratorëve dhe që po përplaset me heshtjen shurdhuese të institucioneve shtetërore dhe atyre institucioneve të tjera bankare që nuk ndjekin procedurat ligjore por kërkesat e Mërtirit me shokë.”

Nënkryetarja e PD-së shprehet se pandëshkueshmëria dhe korrupsioni ka shkatërruar pavarësinë e institucioneve në vend, ndaj kjo çështje duhet të çohet deri në fund.

“Pandëshkueshmëria ka qenë gangrena e madhe e drejtësisë sonë dhe kjo duhet të marrë fund duke i shkuar deri në majë korrupsionit.
Korrupsioni është kthyer në kancerin e shoqërisë sonë duke na rrëzuar të gjitha vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihet një komb i shëndetshëm, duke na prekur dhe shkatërruar çdo institucion të lirë që ngrihet për t’i shërbyer qytetarëve.
Prandaj nuk duhet të ndalet me kaq.”

Arrestimi i Lefter Kokës, për Tabakun është tregues i saktësisë së denoncimeve të Partisë Demokratike.


“Partia Demokratike sot i tregoi shqiptarëve se denoncimet e saj, kanë qenë të sakta dhe këto arrestime na shtyjnë akoma më tej jo vetëm në punën tonë për të luftuar për një vend më të mirë por edhe në betejën për t’i ofruar shqiptarëve zgjidhjen tonë për këtë situatë”, shprehet ajo.

Etiketa: Inceneratoretkorrupsionlefter koka

Lajme të lidhura

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë
Aktualitet

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

08:13 - 08/12/25
Para
Pas përqafimeve edhe ledhatimeve, Bruno puth në buzë Efin?

Pas përqafimeve edhe ledhatimeve, Bruno puth në buzë Efin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com