GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për sterilizimin, Ilir Beqaj zyrtarisht i pandehur

10:18 - 15/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Beqaj nën akuzë për korrupsion, ish-zëvendësi i tij ndodhet në burg prej muajit gusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e sterilizimit duke çuar në GJKKO, kërkesën për çeljen e gjykimit.

SPAK po iu komunikon akuzat të akuzuarve e të pandehurve.

Nën akuzë për koncesionin e sterilizimit janë 9 persona, mes të cilëve ish zyrtarë të ministrisë së Shëndetësi, përfshirë Ilir Beqaj.

Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do i komunikohet akuza të hënën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

Hetimet

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Pas hetimeve 3-vjeçare të kryera nga SPAK, emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për Beqajn.

 

Etiketa: BeqajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…
Aktualitet

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

19:22 - 24/01/26
“Duhet revoltë” Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force
Aktualitet

“Duhet revoltë” Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force

19:12 - 24/01/26
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë
Aktualitet

Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

18:56 - 24/01/26
Para
A do pyetet Rama për McGonigal? Flet kreu i SPAK: Do vijë momenti…

Kreu i SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…
Aktualitet

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

19:22 - 24/01/26

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën...

Lexo më shumë
“Duhet revoltë” Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force

“Duhet revoltë” Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force

19:12 - 24/01/26
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

18:56 - 24/01/26
“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi dhe plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi dhe plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

18:47 - 24/01/26
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

18:34 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com