GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i jep burrit të Ina Zhupës 35 MLN lekë për naftën e kaldajave të konvikteve, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Lali Eri i jep burrit të Ina Zhupës 35 MLN lekë për naftën e kaldajave të konvikteve, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdimisht studentët janë ankuar në media, në rrjetet sociale apo edhe tek drejtoria e konvikteve që se kaldajat ndizen vetëm 1 orë në mbrëmje. Gjithë ditën të rinjtë që duhet të mësonin për sezonin e provimeve, ngrinin së ftohti. Tani që kemi hyrë në stinën e pranverës, drejtoresha e Veliajt kujtohet të blejë lëndë djegëse për kaldajat e konvikteve.

Më datë 24 janar 2024, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 2 në varësi të Bashkisë Tiranës dhe nën administrimin e Zhanina Dapit, ka hapur një tender me objekt “Blerje lëndë djegëse gazoil për kaldajat”.  Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë do të shpenzojë 35 milionë lekë nga fondi i studentëve për të ndezur kaldajat në këto ditë kur në fakt nuk është fare nevoja sepse është shumë ngrohtë.

 

Kështu, tenderi shërben si mënyrë për të kaluar fondin tek firma e paracaktuar, por nuk ka lidhje me nevojën e studentëve. Ndërkohë, shohim që prokurimi vlerësohet nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut për korrupsionin dhe abuzimin me fondin. Kontrata është firmosur me një kompani që u shpall fituese pasi u eliminua konkurrenca në kundërshtim me ligjin mbi prokurimet.

Konkretisht, në këtë procedurë u shfaqën 3 kompani, nga të cilat “RESULI-ER” kishte ofertën më lirë. Gjithësi drejtoresha e Veliajt nuk e ka marrë në konsideratë, por e ka përjashtuar që në fazën e parë të tenderit. Njësoj është vepruar edhe me kompaninë “Kleidi” shpk, duke i lënë kështu rrugën hapur firmës  A&T në pronësi të Fabian Goçit.

Tenderi ka edhe implikime politike, pasi Fabian Goçi është partneri i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Edhe pse kjo e fundit shfaqet si më “kritikja” ndaj korrupsionit të qeverisë, njerëzit e Ramës dhe të Veliajt kanë marrë urdhër t’i mbushin xhepat burrit të deputetes.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Ina ZhupakaldajaKONVIKTElende djegeseVeliaj

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
Rezultatet në PISA, Zhupa kërkon interpelancë me Manastirliun

Zhupa: Ligji për Zonat e Mbrojtura cënon shëndetin e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të...

Lexo më shumë
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com