Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë këtë javë do t’i kthehet normalitetit. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Pas dakordësisë, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.
Çfarë do hetojë komisioni hetimor i Shëndetësisë?
Komisioni Hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up në shëndetësi ka për objekt të veprimtarisë së tij:
-Shqyrtimin e çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi, si dhe zbatimin e tyre –
Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.
Në draftin që do votohet sot nënvizohet se komisioni “ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit”.
Komisioni Hetimor përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.
Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
Komisioni Hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime për marrjen e masave me karakter administrativ dhe/ose ndryshime të nevojshme ligjore.
Përbërja
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1-Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4-Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Çfarë do hetojë komisioni hetimor i TIMS?
Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka për objekt të veprimtarisë:
-Shqyrtimin e ëështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS
-Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.
“Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit”, thuhet në draft.
Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
Përbërja
1-Ervin Saljanji – kryetar PD
2-Toni Gogu -Nënkryetar PS
3-Nasip Naço – Anëtar PS
4-Blerina Gjylameti – Anëtar PS
5-Etilda Gjonaj – Anëtar PS
6- Xhemal Qefalia – Anëtar PS
7- Antoneta Dhima – Anëtar PS
8- Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS
9- Denis Deliu – Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj – Anëtar PD
11- Lefter Gështenja – Anëtar PD
12- Asllan Dogjani – Anëtar PD
13- Ramadan Lika – Anëtar PD
14- Luan Baci – Anëtar PD
15- Elda Hoti – Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
2- Isuf Çela – anëtar zëvendësues PD
3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS
Discussion about this post