Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në “Sheshin Skënderbej”, pas disa orësh tubim dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati edhe momente tensioni.
Më pas, protestuesit u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku qëndruan për disa minuta duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, për t’u rikthyer më vonë sërish përpara godinës së qeverisë.
Në vijim, protestuesit u drejtuan drejt “Sheshit Skënderbej”, ku edhe përfundoi tubimi i së shtunës.
Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit paralajmëruan një tjetër tubim më 28 Nëntor, të cilin e kanë cilësuar si protestë kombëtare, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.
Data 28 Nëntor është paralajmëruar si një tjetër moment mobilizimi kundër qeverisë.









Discussion about this post